• e premte, 27 shtator 2024

Guardiola: Interi është një ekip shumë i mirë në mbrojtje

Guardiola: Interi është një ekip shumë i mirë në mbrojtje

Mançester, 19 shtator 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka folur pas barazimit të mbrëmshëm me Interin (0:0) në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së kampionëve.

"Interi është një ekip shumë i mirë mbrojtës. Ata janë mjeshtër për mbrojtje dhe kundërsulme. Ne humbëm një rast dhe thjesht nuk mund të krijonim më shumë kur skuadra kundërshtare u mbrojt aq thellë me 11 lojtarët", deklaroi Guardiola për faqen e UEFA-s.

Spanjolli pret edicione më të mira të lojtarëve të tij në periudhën e ardhshme.

"Jam i bindur se do të luajmë më mirë me vazhdimin e sezonit. Tani jemi në fillim dhe normalisht nuk jemi në formën më të mirë", shtoi Guardiola.

Në xhiron e dytë, Siti do të luajë me Slovanin më 1 tetor, ndërsa Interi do të takohet me Cërvena Zvezdën.  rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR