• e enjte, 07 nëntor 2024

Grupi i punës nga BNJVL në bashkëpunim me MPB-në po përpunon ligj për polici komunale

Grupi i punës nga BNJVL në bashkëpunim me MPB-në po përpunon ligj për polici komunale

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Orce Gjorgjievski, kryetar i komunës Kisella Vodë dhe kryetar i BNJVL-së, sot informoi se grupi i punës nga BNJVL tashmë po punon në përgatitjen e ligjit për polici komunale në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në deklaratë për mediumet pas takimit të sotëm koordinues me kryetarët e komunave të Shkupit, Gjorgjievski tha se në periudhën në vijim edhe opinioni do të duhet të njoftohet me atë ligj.

Sipas kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, ndërkaq, problemet e vazhdueshme në Qytetin e Shkupit nuk do të zgjidhen nëse nuk sillet ligj për inspektim komunal.

Kryetarët e komunave të Shkupit në takimin e sotëm koordinues sollën vendim të parashtrohet propozim në Qeveri dhe në Minsitrinë e Mjedisit Jetësor për t'ua marrë ingerencat ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërim.

Siç informoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas takimit të sotëm koordinues, sollën vendim të kërkojnë dorëzim të obligimeve të komunave. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR