• e diel, 22 dhjetor 2024

Grubi: Nuk e shoh veten dhe e di se nuk do të jem kryeministri i ardhshëm i Qeverisë (PLT)

Grubi: Nuk e shoh veten dhe e di se nuk do të jem kryeministri i ardhshëm i Qeverisë (PLT)

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Nuk e shoh veten si kryeminsitër të ardhshëm, nuk besoj se unë jam kryeministri i ardhshëm dhe në të vërtertë e di se nuk jam kryeministri i ardhshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Sistemit Politik, Artan Grubi.

I pyetur se kush do të jetë në të vërtetë kryeministri i ardhshëm, Grubi tha se sipas marrëveshjes së koalicionit, kryeministrin e ardhshëm duhet ta propozojë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa beson, siç tha, se të gjithë deputetët do ta mbështesin kandidatin ose kandidaten e ardhshme në qeverinë teknike në 100 ditët e fundit të këtij mandati.

Në pyetjen për dallimet në qëndrimet rreth mbajtjes së përbashkët, përkatësissht të ndarë të zgjehdjeve presidenciale dhe parlamentare, ai tha se do të ketë takime me partnerët e koalicionit dhe se do të harmonizohet qëndrimi i përbashkët rreth asaj, por theksoi se BDI është e gatshme edhe për zgjehdje të përbashkëta, por edhe të ndara.

Zëvendëskryeministri Grubi nuk beson se Aleanca e shqiptarëve, siç deklaroi lideri i kësaj partie, Arben Taravari se mund të largohet nga Qeveria dhe tha se kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ministrat e tyre, si dhe në eshalonet më të ulëta të pushtetit.

"Të përbashkëta i kemi përpjekjet për ta integruar vendin në Bashkimin Evropian dhe shohim se ka mundësi që të bashkëpunojmë edhe në zgjehdjet e ardhshme lidhur me agjendën e njejtë. Kështu që nuk besoj se në periudhën e ardhshme e cila është para nesh, flasim për një apo dy muaj, deri tek qeveria teknike, nuk besoj se cila do nga partitë politike do të shkaktonte ndonjë krizë", tha Grubi.

Lidhur me arsyetimin e Taravarit se ajo do të ndodhte për shkak të ligjit për amnisti, tha se BDI e mbështeti ligjin dhe se ai "kaloi ku duhej".

"Për fat të keq në Kuvend matematikat janë të ndryshme, dhe deputetët, por për fat të keq edhe mediumet, edhe qytetarët ranë pre e propagandës se ligji për amnisti është disi i lidhur me ndryshimet në Kodin penal apo me famën e trilluar për kthim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Për fat të keq, nga ajo propagandë nuk arriti të sqarohet mjaftuehsëm motivi për ligjin për amnisti, të cilin Qeveria e kaluar, njejtë e LSDM-së dhe BDI-së, e miratoi dhe ua zbuti dënimet të dënuarve nëpër burgje sepse është alarmante mbi 2.000 të dënuar të rrinë jashtë nëpër rrugë për arsye të vetme se nuk ka hapësira nëpër burgje. Prandaj e mbështetëm atë proces dhe absolutisht nuk ka kurfarë pikë prekëse me ndryshimet në Kodin penal dhe as me ndryshimet kushtetuese", theksoi Grubi.

Në pyetjen se si i vlerëson qëndrimet e bllokut opozitar shqiptar se kanë disa kushte për ndryshimet kushtetuese, Grubi u përgjigj se nuk i ka dëgjuar qëndrimet e tyre.

"Nuk i kam dëgjuar qëndrimet e të ashtuquajturës opozitë shqiptare sepse nuk kam nevojë. Ata vetëm i përkthejnë kumtesat dhe qëndrimet e VMRO-DPMNE-së dhe i tregojnë, madje thonë edhe atë që VMRO-DPMNE nuk mund ta thotë publikisht, por ata janë zëdhënësit e VMRO-DPMNE-së", tha Grubi. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR