• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grubi: Nëse përvetësohet një denar nga projekti për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 të Behtel dhe Enkës, të dergjemi përjetësisht në burg

Grubi: Nëse përvetësohet një denar nga projekti për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 të Behtel dhe Enkës, të dergjemi përjetësisht në burg

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Nëse përvetësohet një denar nga projekti për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10 të Bektel dhe Enkës, të dergjemi përjetësisht në burg, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik, Artan Grubi në fjalimin mujor në Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut në temën "Behtel dhe Enka - mundësi, sfida dhe përgjegjësi".

Ai porositi se nuk njeh asnjë politikan i cili do t'i lejojë vetes në aktivitete korruptuese në një pojekt që e kryejnë kompani të këtilla të mëdha, duke cekur se përndjekja që po zhvillohet, është vetëm për politikë ditore.

Grubi informoi se deri më tani nuk janë paguar mjetet ndërsa pagesat e para të avansit për fillim të punëve ndërtimore dhe kjo do të publikohet në portalin Financa të hapura.

"Ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, që janë pjesë e pakos së ligjeve për përshpejtim të realizimit të projektit, nuk do të thonë eksploatim të punëtorëve dhe keqpërdrim të të drejtave të tyre. Nuk bëhet fjalë për 60 orë oune, por për orë shtesë në pajtim me punëtorët", tha Grubi.

Sipas Grubit, në Marrëveshje askund nuk qëndron pagesë e penalltive, ndërsa kompanitë vendore ndërtimore do të kenë dobi të madhe gjatë tërë procesit ndërtimor me atë që mbi 51 për qind të punëve të jenë nga reurse vendore.

Krahas afaristëve, në ngjarje marrin pjesë edhe ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, i Financave, Fatmir Besimi, i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe drejtori i i NP për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi dhe udhëheqës të institucioneve të tjera të lidhura me projektin. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR