• e diel, 22 dhjetor 2024

Grubi në SEFF: Kemi kaluar plot sfida, bashkë me miqtë ndërkombëtar synojmë të arrijmë synimin e rradhës

Grubi në SEFF: Kemi kaluar plot sfida, bashkë me miqtë ndërkombëtar synojmë të arrijmë synimin e rradhës

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ishte folës kryesor në “Skopje Economic and Finance Forum SEFF ‘23” në Panelin e III-të “Integrimi europian dhe prosperiteti ekonomik “Europa - Po, Europa Tash”, në temën “Gjeopolitika, Krijimi i Politikave dhe Financat”, në organizim të Ministrisë së Financave.

"Kënaqesi që ju shoh të gjithëvë sot këtu. Jemi drejt një rruge që duhet të integrohet vendi ynë në Bashkimin Europian, ndaj për këtë kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve mike, misionarëve të huaj në vendin tonë, por edhe vetë BE-në që vazhdimisht po na inkurajojnë që të jemi pjesë e Unionit Europian", theksoi zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, Grubi, informojnë nga kabineti i tij.

Sipas Grubit, po punohet që të afrohet Evropa tek qytetarët si dhe të vendosen standarde dhe mirëqenie për qytetarët.

"Vendi ynë nënshkroi një marrëveshje kryesore atë të vitit 2001 që e ka kaluar me sukses, me ç’rast me ndihmën e miqve ndërkombëtarë u arrit një marrëveshje paqeje. Ky ishte hapi i aprë, ndërsa i dyti anëtarësimi në NATO që poashtu u arrit duke na fuqizuar dhe inkurajuar miqtë tanë europian dhe pro-perendimorë. Tani siç jemi anëtarë në NATO, shohim se jemi një shtet stabil, i sigurtë dhe vend i paqes, ndaj tani e kemi sfidën e tretë, hapi i tretë është anëtarësimi i vendit në BE. Gjykuar nga e kaluara kur kemi sjellë vendime madhore, ka pasur edhe rezistëncë nga disa parti politike, për këtë shkak pozita ime dhe e BDI-së, jemi të përkushtuar të arrijmë procesin final dhe të arrijmë synimin për shtetin dhe vendin. Të afrojmë Europën tek qytetarët tanë dhe të ndalojmë largimin e njerëzve nga vendi, të krijojmë edhe këtu standarde dhe mirëqenie për qytetarët tanë", vlerësoi për fund Grubi. fc/

Fotografia: Kabineti i zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë 

QËNDRONI TË LIDHUR