• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grubi: Fitore spektakolare e Frontit evropian

Grubi: Fitore spektakolare e Frontit evropian

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Mbështetësit e BDI-së sonte në sheshin "Skënderbeu" në Shkup kanë festuar pas shpalljes së rezultateve të para nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale ku kandidati i tyre për president Bujar Osmani është në vendin e tretë para kandidatit të opozitës së bashkuar shqiptare nga VLEN, Arben Taravari.

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem politik nga radhët e BDI-së Artan Grubi sonte në sheshin Skënderbeu në Shkup ku është locuar edhe Shtabi zgjedhor i kundërkandidatit Taravari, deklaroi se kjo është një fitore spektakolare për koalicionin e Frontit evropian të udhëhequr nga BDI.

"Festojmë fitoren e Frontit evropian. Festojmë sepse do të marrim mbi 20 deputetë më 8 maj në zgjedhjet parlamentare. Festojmë çlirimin e Çairit, Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe të gjitha komunave të tjera të okupuara me ndihmën e VMRO-DPMNE-së, Të Majtës, Dodikut, Putinit dhe Vuçiqit. Sot është dita e çlirimit, siç do të jetë edhe 8 maji, një ditë para Ditës së Evropës", ka thënë Grubi.

Në sheshin “Skënderbeu" ka siguri të shtuar policore, ndërsa Shtabi zgjedhor i opozitës shqiptare “VLEN” është zhvendosur në qendrën tregtare Mavrovka.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR