• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grubi: E drejta e arsimit në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe është i paprapranushëm cënimi i saj

Grubi: E drejta e arsimit në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe është i paprapranushëm cënimi i saj

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - E drejta e arsimit në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe është i paprapranushëm cënimi i saj, theksoi zëvendëskryeministri i parë dhe  ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, në prezantuan e sotëm të "Analizës së gjendjes me arsimin e gjuhëve të bashkësive më të vogla", bashkë me Shefin e Misionit të OSBE-së ambasadorin Kilian Val,

Grubi deklaroi se pengesat e avansimit të gjuhëve në Maqedoninë e Veriut tashmë janë tejkaluar dhe shoqëria multietnike në shtet është e hapur për bashkëpunim dhe pranim të të gjitha Bashkësive, ndërkohë që Shefi i Misionit të OSBE-së ambasadori Kilian Val tha se rekomandimet nuk janë thjesht sugjerime, ato janë hapa veprues. Pra, le t'i transformojmë ato në veprime të prekshme. 

"Nevoja për implementimin e një qasje të këtillë analitike buroi nga vullneti i mirë për të identifikuar sfidat dhe peripecitë reale në sferën e arsimit në gjuhën e bashkësive etnike, që më pas bashkërisht të punojmë drejt korrigjimeve të nevojshme që do të mundësojnë përmirësim të vazhdueshëm të gjendjes faktike", deklaroi Grubi. 

 

Theksoi se ka ende punë që të mbrohet dhe avancohet fryma e kohezionit social dhe respektimit të ndërsjellë dhe karakteristikave të tjera identitare.

" Shkollat janë vatrat që edukojnë brezin e ri në frymën e respektit ndaj dallimeve gjuhësore e kulturore, vende nga ku paragjykimet dhe stereotipet duhen çrrënjosur njëherë e përgjithmonë", tha Grubi dhe shtoi se ky hulumtim i shërben mbi të gjitha këtij qëllimi madhor, ruajtjes së vitalitetit shoqëror nga sëmundja e diskriminimit dhe anashkalimit përmes promovimit të gjuhës amtare si element bazë i identitetit të një kombi. 

Ambasadori Val tha se  hapat më të mëdhenj për arritjen e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës qëndron në vendosjen e lëndëve zgjedhore për gjuhët dhe kulturat e komuniteteve.

 

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, tha se kjo analizë do të jetë një burim i rëndësishëm i ministrisë për vendimmarrje në formulimin e politikave për arsim.

 

Analizën e prezantuan Dragan Ugrinoviqi dhe Maja Cvetanovska, të cilët theksuan disa mangësi në sistemin arsimor në shtet në raport me komunitetet, dhanë informacione rreth metodologjisë së hulumtimit, anketave, zbatimit, si dhe rezultatet për znatimin e mësimit të të gjuhëve të komuniteteve.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR