• e mërkurë, 28 gusht 2024

Grin Mashins ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë më të madhe amerikane për dhënien me qira të makinerive dhe pajisjeve

Grin Mashins ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë më të madhe amerikane për dhënien me qira të makinerive dhe pajisjeve

Shkup, 27 gusht 2023 (MIA) -Kompania bijë e BRAKO-s, Grin Mashins dhe gjiganti amerikan Junajted Rentals (United Rentals) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me të cilën partneri amerikan do të blejë automjete nga vendi për nevojat e klientëve të saj në SHBA dhe Kanada.

"Junajted Rentals njohu në automjetet e vendin tonë një mundësi për të ofruar cilësi të lartë në tregun amerikan që është në nivelin e kompanive konkurruese botërore, por me çmim më të favorshëm, si dhe për të shfrytëzuar avantazhin që BRAKO dhe Grin Mashins prodhojnë automjete me hidrogjen dhe automjete elektrike, si dhe në uzinë klasike, të cilat mund të plotësojnë nevoja të ndryshme të klientëve në mirëmbajtjen e higjienës publike urbane", thonë nga BRAKO.

Junajted Rental, shtojnë ata, është kompania më e madhe në Shtetet e Bashkuara për marrjen me qira të makinerive dhe pajisjeve, është renditur në listat Fortune 500 dhe Forbes2000, është e listuar në bursën e Nju Jorkut dhe është një nga kompanitë me rritjen më të lartë në 25 vitet e fundit.

"Grin Mashins tashmë ka kompaninë e saj në SHBA, me seli në Kaliforni, por me marrëveshjen me kompaninë e njohur JunajtedRentals, do të sigurojë një depërtim edhe më të shpejtë të automjeteve cilësore të RMV-së në tregun kërkues amerikan", theksojnë nga BRAKO. ls/

Foto: Brako

QËNDRONI TË LIDHUR