• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grevë e Sindikatës së të punësuarve në sektorin publik në Greqi

Grevë e Sindikatës së të punësuarve në sektorin publik në Greqi

Athinë, 21 maj 2024 (MIA) - Sindikata e të punësuarve në sektorin publik në Greqi (ADEDI), këtë mëngjes ka filluar një grevë 24-orëshe dhe ndër të tjera kërkojnë rritje reale të pagave, nënshkrim të marrëveshjeve kolektive, kthimin e bonuseve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga ADEDI thonë se në një periudhë kur vendi përballet me shtrenjtime serioze "Qeveria e Demokracisë së Re i mashtron të punësuarit në sektorin publik me rritje qesharake të pagave nga 38 deri në 42 në euro në muaj, të vendosur në prill të këtij viti".

Nga Sindikata për sot paradite kanë caktuar edhe protestë në qendër të Athinës para Ministrisë së Financave. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR