• e hënë, 23 dhjetor 2024

Greqia zgjedh sot 21 përfaqësues për Parlamentin Evropian

Greqia zgjedh sot 21 përfaqësues për Parlamentin Evropian

Athinë, 9 qershor 2024 (MIA) – Në mesin e 1168 kandidatëve nga 31 parti, pak më pak se dhjetë milionë grekë sot zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian dhe vendi merr 21 vende parlamentare nga gjithsej 720 në PE, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00, të drejtë vote kanë 9.796.330 qytetarë, për herë të parë do të votojnë të lindurit e vitit 2007, ndërsa numri i votuesve të rinj është 111.500.

Qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin maksimumi katër kandidatë nga një parti.

Zgjedhjet evropiane në Greqi këtë herë janë gjithashtu të një rëndësie të veçantë, për faktin se për herë të parë votimi postar u fut për të gjithë, pra edhe për ata që jetojnë jashtë edhe për ata që janë në vend, ndërsa në platformën e posaçme për votim të qytetarëve me postë janë regjistruar 202.000 qytetarë.

 

 

Tradicionalisht, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në orën 19:00, mediat në bashkëpunim me agjencitë e vlerësimit do të publikojnë një parashikim të rezultatit zgjedhor, përkatësisht të ashtuquajturat exit poll, të cilat shpeshherë paralajmërojnë fituesin. 

Rezultatet e para zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme zë Greqisë, e cila është përgjegjëse edhe për numërimin e votave, pritet të shpallen rreth orës 21:00 me orën lokale, kur do të bëhet e ditur se sa parti e kaluan pragun elektoral prej tre për qind dhe siguruan një vend në Parlamentin Evropian.

Në zgjedhjet evropiane 2019, Demokracia e Re fitoi 33 për qind të votave dhe tetë eurodeputetë, SYRIZA ishte e dyta me 23,75 për qind dhe gjashtë mandate, PASOK, Partia Komuniste dhe Agimi artë kishin nga dy eurodeputetë, ndërsa Zgjidhja greke një përfaqësues në Parlamentin Evropian.

Këtë vit, sondazhet e opinionit publik në Greqi në periudhën e kaluar parashikuan një fitore bindëse për Demokracinë e Re, ndoshta me dy herë më shumë vota se opozita SYRIZA, por edhe një pjesëmarrje të ulët edhe në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit të kaluar, pjesëmarrja ishte 52,82 për qind, që do të thotë se pothuajse gjysma e qytetarëve me të drejtë vote zgjodhën të mos votojnë, ndërsa parashikimet e sotme janë edhe më pesimiste, duke qenë se interesi tradicionalisht është më i ulët kur bëhet fjalë për zgjedhjet evropiane.

Pothuajse gjashtë nga dhjetë kandidatët për eurodeputetë janë burra

Qendra greke për studime liberale (KEFIM) publikoi së fundmi një analizë të profilit të kandidatëve për eurodeputetë në vend, dhe përfundimi kryesor ishte se ata janë kryesisht burra, rreth 50 vjeç, juristë, akademikë, mjekë dhe gazetarë.

Nga kandidatët, gati gjashtë nga dhjetë, pra 58 për qind janë meshkuj, 42 për qind janë femra, dhe mosha mesatare e meshkujve është 53 vjeç, e femrave 50 vjeç, SYRIZA dhe E majta e Re kanë numrin më të madh të kandidateve femra, ndërsa më së paku Demokracia e Re, PASOK, Zgjidhja greke dhe Fitorja.

36 për qind e kandidatëve janë me arsim të lartë, 22 për qind kanë përfunduar studimet pasuniversitare dhe 19 për qind me doktoraturë, kurse profesionet më të përfaqësuara janë avokatët, akademikët, mjekët, gazetarët dhe artistët.

E majta e re ka përqindjen më të lartë të kandidatëve me doktoraturë (38 për qind), PASOK ka përqindjen më të lartë të kandidatëve me diplomë dhe diplomë master (38 për qind), kurse Partia Komuniste ka përqindjen më të lartë të kandidatëve me diplomë (62 për qind).

Околу 150 новинари, дописници, фоторепортери, од кои 50 се од странски медиуми од 11 земји, меѓу кои и од Северна Македонија се акредитирани да ги следат утрешните евроизбори во Грција, споре

Rreth 150 gazetarë janë të akredituar

Rreth 150 gazetarë, korrespondentë, fotoreporterë janë të akredituar për të ndjekur zgjedhjet e sotme evropiane në Greqi, nga të cilët 50 janë nga media të huaja nga 11 vende, përfshirë Maqedoninë e Veriut, dhe si për çdo cikël zgjedhor në vend, është hapur një qendër e posaçme për shtyp në Pallatin Zapio në qendër të Athinës.

Përveç kushteve të nevojshme që gazetarët të ndjekin procesin zgjedhor, qendra e shtypit ka edhe sallë për intervista dhe konferenca për shtyp në rast se ndonjë nga liderët e partive politike dëshiron të bëjë një deklaratë për mediat.

"Një numër i madh përfaqësuesish të mediave greke dhe ndërkombëtare kanë shprehur interes për t'u akredituar për të mbuluar zgjedhjet europiane të 9 qershorit 2024 nga qendra e shtypit në Zapio. Deri më sot janë akredituar rreth 150 gazetarë, korrespondentë, fotoreporterë dhe anëtarë të ekipeve të stacioneve televizive, nga të cilët 50 përfaqësojnë media ndërkombëtare, nga 11 vende (SHBA, Gjermani, Francë, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Bullgaria, Kina, Maqedonia e Veriut, Turqia, Egjipt, Emiratet e Bashkuara Arabe)", kumtuan nga Sekretariati i Përgjithshëm për Media. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR