• e enjte, 04 dhjetor 2025

Greqia do të dorëzojë kërkesën për pjesëmarrje në mekanizmin SAFE të BE-së për forcimin e mbrojtjes

Greqia do të dorëzojë kërkesën për pjesëmarrje në mekanizmin SAFE të BE-së për forcimin e mbrojtjes

Athinë, 28 korrik 2025 (MIA) - Greqia, në kuadër të programit "ReARM Europe", do të marrë pjesë në mekanizmin e ri financiar SAFE të BE-së. Nesër zyrtarisht do të paraqesim propozimin tonë për përfshirje në mekanizmin SAFE, duke kërkuar kredi me interes të ulët prej të paktën 1,2 miliard euro për forcimin e mbrojtjes tonë kombëtare dhe industrinë e mbrojtjes greke, njoftoi përmes Fejsbukut kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Instrumenti financiar i Aksionit i Sigurisë për Evropën (SEFE), me vlerë 150 miliardë euro, parashehë mbështetje për investimet në prodhimin e mbrojtjes dhe furnizimin e përbashkët për nevojat e mbrojtjes së anëtarëve të Unionit dhe vendeve partnere, ndërsa pagesa e fondeve në kuadër të SAFE do të kryhet në formë të kreditit afatgjatë me kushte të favorshme të destinuara për projekte konkrete. 

Kryeministri grek, duke njoftuar pjesëmarrjen e Greqisë në programin SAFE, theksoi se "mbrojtja dhe siguria e vendit janë çështje kombëtare" dhe për këtë arsye në maksimum po i shfrytëzojnë "mjetet e disponueshme evropiane për mbështetje".

Ai shtoi se "Greqia në mënyrë aktive po merr pjesë në formësimin e politikës evropiane të mbrojtjes dhe sigurisë”, por edhe se "kjo është vetëm fillimi". qa/

QËNDRONI TË LIDHUR