• e premte, 16 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gjykata themelore penale: Stevçe Jakimovski dënohet me 3,5 vjet burg

Gjykata themelore penale: Stevçe Jakimovski dënohet me 3,5 vjet burg

Shkup, 23 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski u dënua me tre vjet e gjysëm burg për dy vepra penale - keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa një ish i punpësuar në komunë u dënua me dënim me kusht në kohëzgjatje prej dy viteve. Aktgjykimi nuk është i plotëfuqishëm, ndërsa Jakimovski ka të drejtë ankimimi deri te Gjykata e Apelit. Ai që në fillim të gjykimit, tha se nuk ka kurrfarë faji.

"Gjykata themelore penale - Shkup sot e shpalli aktgjykimin për lëndën me KOK nr. 157/21 kundër S.J. dhe T.Gj., me të cilin dy të akuzuarit i ka shpallur fajtorë për veprat penale, të cilat janë kryer dhe i dënoi në mënyrë që: S.J. dënohet me dënimin e vetëm me burg në kohëzgjatje prej tre viteve e gjashtë muajve, ndërsa T.Gj. i shqiptoi masë alternative - Dënim me kusht në kohëzhgjatje prej dy viteve, e cila nuk do të ekzekutohet nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk bën ndonjë vepër të re penale", kumtoi Gjykata penale.

Për shkak të interesit të opinionit, Gjykata publikon një pjesë të shqiptimit të aktgjykimit:

“Gjatë shpalljes së sotme të aktgjykimit për rastin KOK nr.157/21, kryetari i Këshillit shprehu shqetësimin e tij se kjo procedurë ka zgjatur më shumë se gjashtë vite dhe se nuk ka arsye të mirë për këtë.

Pas rifillimit të procedurës për shkak të ndërrimit të kryetarit të Këshillit dhe pasi palët u pajtuan që të lexohen provat e paraqitura më parë, për më pak se një vit, ky rast u mbyll në shkallë të parë.

Duke marrë parasysh se për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal për veprën penale të Keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar nga neni 353, qindra çështje janë vjetërsuar dhe pasi Prokuroria Publike ka vazhduar procedimin penal ndaj të pandehurit S.J., sipas kësaj gjykate, nuk mund të bëhet fjalë as për vepër të vazhduar penale, pasi as sipas kohës, as sipas mënyrës dhe rasteve të kryerjes nuk mund të bëhet fjalë për vepër të tillë, për këtë shkak gjykata ka marrë aktgjykim, me të cilin hidhet poshtë aktakuza nga paragrafi I pika 1 dhe pika 2 e aktakuzës së harmonizuar, në bazë të nenit 402 paragrafi 1 pika 6 të Ligjit për procedurë penale, sepse ndjekja penale nuk mund të ndërmerret për shkak të procedurës penale.

Gjykata ka shpallur fajtor të akuzuarin S.J. për veprën penale - Ndërtim pa leje nga neni 244-a paragrafi 1 i Kodit Penal për ndërtimin e objektit afarist – objekt administrativ i Pushtetit lokal, dhe për këtë vepër e ka dënuar me burgim prej një viti. Dënimi i paraparë për këtë vepër është tre deri tetë vjet burg, por duke marrë parasysh qëllimin e objektit, si dhe politikën e dënimit të kësaj gjykate, gjykata e shqiptoi këtë dënim. Në të vërtetë, sipas të dhënave, në këtë gjykatë deri tani janë zhvilluar 17 lëndë për të njëjtën vepër, prej të cilave tetë kanë përfunduar me sanksione me kusht. Dhe vetëm në dy raste janë shqiptuar dënime me burg.

Në pajtim me nenin 244-a, paragrafi 6 i Kodit Penal, patundshmëria e ndërtuar, objekti afarist - objekti administrativ i Pushtetit lokal me vendndodhje në KP. nr. 612 për KO Karposh, në rr. “Radika” nr. 9, Baraka 1 dhe 2, i konfiskohet në dobi të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjykata e dënoi të pandehurin S.J edhe për veprën e kryer - Keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar nga neni 353 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 45 të Kodit Penal, me burgim prej tre vjetëve.

Duke marrë parasysh se i pandehuri S.J. po gjykohet njëkohësisht për dy vepra penale, gjykata pasi paraprakisht ka caktuar dënimet për secilën vepër ndaras, ka shqiptuar dënim të vetëm prej tre vjet e gjashtë muaj për të dy veprat. Në dënimin e shqiptuar me burg, të pandehurit i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Gjykata ka dënuar edhe të pandehurin T.G., i punësuar më herët në Komunën e Karposhit, për veprën penale - Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar nga neni 353 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal, dhe i shqipëtoi masën alternative me kusht, me qëllim që i akuzuari të dënohet me burg dy vjet dhe njëkohësisht të konstatohet se nuk do të ekzekutohej nëse i pandehuri nuk do të kryente vepër të re penale brenda pesë viteve nga përfundimi i dënimit".

Dy të akuzuarit duhet ta kompensojnë edhe dëmin e Mjeteve buxhetore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Stevçe Jakimovski, kryetar aktual i komunës së Karposhit vitin e kaluar ka qenë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR