• e premte, 05 dhjetor 2025

Konferenca: Tranzicioni i gjelbër më nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri për vendet e Ballkanit Perëndimor

Konferenca: Tranzicioni i gjelbër më nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri për vendet e Ballkanit Perëndimor

Shkup, 16 maj 2025 (MIA) - Përfaqësues nga rajoni dhe BE diskutuan sot në konferencëm "Promovimi i infrastrukturës së gjelbër në Ballkanin Perëndimor" të organizuar nga Instituti për qeverisje të mirë dhe politika në mjedisin jetësor dhe ndryshime klimatike – IPECC Shkup, i cili angazhohet për avancimin e investimeve të gjelbra përmes integrimit të tyre në strategjitë për mjedisin jetësor.

Konferenca u hap nga ministrat e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës, Izet Mexhiti dhe Sanja Bozinovska, të cilët para pjesëmarrësve porositën se tranzicioni i gjelbër nuk është më zgjedhje, por domosdoshmëri për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se ai është gjithashtu pjesë kyçe e rrugës së tyre për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti theksoi se rëndësia e ndërtimit të infrastrukturës së qëndrueshme është sfidë globale që kërkon aksion kolektiv, vizion dhe bashkëpunim. Siç tha ai, mënyra se si ne formësojmë projektet tona infrastrukturore ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, stabilitetin ekonomik, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe rezistencën e bashkësive tona ndaj ndryshimeve klimatike.

“Investimi strategjik në infrastrukturë që i merr parasysh rreziqet klimatike dhe aspektet e biodiversitetit paraqesin vegël të fuqishme për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik, për të krijuar vende të reja të gjelbra pune, për të nxitur inovacionet dhe për të përmbushur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030”, tha Mexhiti.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e integrimit të aspekteve klimatike dhe ekologjike në procesin e planifikimit dhe vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor, duke shtuar se mundëson marrjen e vendimeve të qëndrueshme të informuara dhe afatgjata. 

 

"Infrastruktura që është rezistente ndaj tronditjeve klimatike, jo vetëm që mbron buxhetin dhe burimet publike, por gjithashtu kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë për brezat e ardhshëm, ndërsa hapat që do të ndërmerren janë ndërtimi dhe përshtatja e sistemeve të menaxhimit të rrezikut që do të na përgatisin për sfidat klimatike, transformimin e sektorit energjetik ndaj burime të ripërtërishme, modernizimin e bujqësisë përmes sistemeve efikase të ujitjes dhe praktikave të zgjuara klimatike, si dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe qëndrueshmërisë sizmike të objekteve", theksoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor.

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale Sanja Bozhinovska theksoi se infrastruktura e gjelbër dhe mënyrat për ta avancuar atë është një nga temat më të rëndësishme për të ardhmen e rajonit tonë. 

"Në një kohë kur sfidat klimatike nuk na lejojnë prolongim, tranzicioni i gjelbër më nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri, ndërsa për vendet e Ballkanit Perëndimor është gjithashtu një pjesë kryesore e rrugës për anëtarësim të plotëfuqishëm në BE. Sektorët energjetikë, minierave dhe burimeve minerale, të cilat shpesh perceptohen si industri e rëndë, duhet të shndërrohen në nxitës të qëndrueshmërisë. E kjo do të thotë integrim të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, menaxhim i përgjegjshëm i minierave, investime në infrastrukturë që do të jenë të gjelbra, rezistente dhe të qëndrueshme në planin afatgjatë", tha Bozhinovska. 

Sipas saj, është thelbësore se si të rritet kapaciteti i institucioneve tona për të planifikuar, zbatuar dhe absorbuar mjetet që, tha ajo, “BE-ja tashmë po i vë në dispozicion, veçanërisht përmes mekanizmave të IPA 3 dhe perspektivës së ardhshme financiare pas vitit 2027”.

 

Konferenca e sotme e IPECC Shkup është mbështetur nga Fondacionet Shoqëri e Hapur – Ballkani Perëndimor (Open Society Foundations – Western Balkans), drejtoresha e programit e së cilës, Adriana Llavçiska, tha në fjalën e saj se kjo iniciativë është pjesë e platformës së tyre më të gjerë rajonale të organizatave qytetare dhe think-tank nga Ballkani Perëndimor. Siç tha ai, ata punojnë së bashku për tema të ndryshme, duke përfshirë edhe këtë, "në mënyrë që zëri i Ballkanit Perëndimor të dëgjohet në Bashkimin Evropian". 

 

Ai theksoi se ata punojnë në portofolin për tranzicion të drejtë energjetik dhe përfshijnë disa tema – nga vendosja e fotovoltaikëve diellorë në çatitë e shkollave, përmes formimit të prioriteteve rajonale dhe politikave participuese klimatike që bazohen në nevojat e qytetarëve dhe bashkësive lokale.

"Vizioni që kemi për shoqëritë tona është që ato të jenë gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme, demokratike dhe të drejta ... Infrastruktura e gjelbër për ne nuk është vetëm teknike, por është politike, strategjike dhe duhet të jetë civile. Infrastruktura e gjelbër për ne nuk është vetëm ndërtimi i rrugëve ose gazsjellësve dhe objekteve të tjera infrastrukturore, ajo është edhe ndërtimi i besimit, rezistencës dhe paraqet mundësi që Ballkani Perëndimor të mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian", theksoi Llavçiska

 Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR