• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gjykata e Apelit e shtyu seancën për rastin "DokazM" për më 19 maj

Gjykata e Apelit e shtyu seancën për rastin

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Për shkak të kërkesës për përjashtim të prokurorit publik, Sasho Rajçev nga rasti "DokazM", Gjykata e Apelit Shkup e shtyu seancën e sotme publike për më 19 maj.

Siç informoi prokurori pulik Rajçev në paraqitjen e tij, pas ndërprerjes së krijuar në mënyrë që të vendoset rreth kërkesës së parashtruar, ai i dërgoi deklaratë me shkrim prkurorit të lartë publik, Mustafa Hajrullahi.

"Nga ana ime ishte përgatitur dhe dorëzuar deklaratë me shkrim drejt prokurorit të lartë publik, Mustafa Hajrullahi, në shtojcën e procesverbalit nga mbledhja e sotme në të cilën u cek kërkesa për përjashtim. Duke pasur parasysh atë se në kërkesën e cekur për përjashtim, përveç asaj që isha unë i përmendur, si prokuror publik i cili vepron rreth kësaj lënde, ishte përmendu edhe prokurori i lartë publik, Mustafa Harullahi, kështu që, për t'u mënjanuar çfarëdo lloj paanshmërie gjatë marrjes së vendimit rreth kërkesës së parashtruar edhe ai kërkoi përjashtim për të cilin do të vendosë Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut", tha ai.

Prokurori Rajçev shtoi se duke pasur parasysh atë që prokurori publik i RMV-së ndodhet në udhëtim zyrtar jashtë vendit dhe nuk ka mundësi të vendosë rreth kërkesës për përjashtim, propozoi që seanca e sotme të shtyhet.

Gjykata, më pas, duke pasur parasyash se nga ana e Prokurorisë nuk është sjellë vendim rreth kërkesës së parashtruar për përjashtim, solli vendim që seancën publike ta caktojë për më 19 maj në orën 8:30.

Sipas të akuzuarit Marjan Stamenkovski, pronar i portalit "DokazM", prokurori publik Rajçev   ka bashkëpunuar me të në disa prej lëndëve për të cilat po gjykohet, prëderisa i akuzuari i hodhi poshtë këto thënie si të pavërteta.

Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit "DokazM" Gjykata themelore penale Shkup i shqiptoi dënimin e vetëm me burg në kohëzgjatje prej tre viteve e një muaji. Stamenkovski ngarkohej për pesë vepra penale, përkatësisht për dy vepra përhapje e materialit racist dhe ksenofobik me atë të sistemit kompjuterik, shantazh, pirateri të veprës audiovizuale dhe keqpërdorim të të dhënave personale.

Përveç dënimit me burg, Stamenkovskit i ishte shqiptuar edhe dënimi në të holla prej 5 000 eurove për shkak të keqpërdorimit të të dhënave personale si dhe ndalesë e ushtrimit të profesionit apo veprimtarisë lidhur me veprat penale, përkatësisht i ndalohet regjistrimii domenit të portalit për periudhë prej 10 viteve, ndërkaq i ndërpritet regjistrimi i domeneve të cilat i ka regjistruar ai.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tani të dënuarit, policia konfiskoi dokumentacion, pajisje elektronike dhe 90.000 euro. Për këtë shumë parash Prokuroria dyshon se rrjedhin nga vepra të tjera penale dhe për to është hapur procedurë e re hetimore. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR