• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykatësja në Illinois ia ndaloi Trampit të marrë pjesë në zgjedhjet preliminare republikane

Gjykatësja në Illinois ia ndaloi Trampit të marrë pjesë në zgjedhjet preliminare republikane

 Springfild, 29 shkurt 2024 (MIA) - Gjykatësja e shtetit amerikan të Illinoisit, Trejsi Porter, ka ndaluar që emri i ish-presidentit Donald Trampit të shfaqet në fletëvotimin në zgjedhjet preliminare republikane, për shkak të pretendimit të tij për përfshirje në trazirat  në Kapitolin amerikannë janar të vitit 2021.

Ajo e anuloi këtë vendim, pasi ekipi i Trampit pritet tëparashtrojë njl ankesë zyrtare kundër aktvendimit dhe pritet aktvendimin përfundimtar ta marrë Gjykata e Lartë. 

Organizata "Liria e Fjalës së Popullit", e cila e drejtoi  fushatën për  pengimin e pjesëmarrjes së Trampit në zgjedhjet fillestare në Illinois, e përshëndeti aktvendimin si një "fitore historike". 

 Zëdhënësi i fushatës së Trampit, favoriti më i madh për kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale në nëntor,  tha se është "një aktvendim jokushtetues, të cilin ai do të ankohet".

Trampi paraprakisht i ishte ndaluar të marrë pjesë në zgjedhjet preliminare republikane në Kolorado dhe Mejn, por pritet që Trampi të patrashtrojë ankesë edhe për ato aktvendime. 

Më 6 janar 2021, mbështetësit e Trampit sulmuan policinë dhe përmbytën Kapitolin në një përpjekje për ta penguar Kongresin që ta konfirmojë fitoren zgjedhore të Xhosef Bajdenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR