Gjykatësi Ivan Xholev, kryetar i ri i Shoqatës së gjyqtarëve
- Kryetari aktual i Gjykatës Penale në Shkup, gjykatësi Ivan Xholev sot është zgjedhur për kryetar të Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:44, 30 prill, 2024

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Kryetari aktual i Gjykatës Penale në Shkup, gjykatësi Ivan Xholev sot është zgjedhur për kryetar të Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
"Sot në Kuvendin e rregullt zgjedhor në prani të delegatëve të filialeve të gjyqësorit, Shoqata e gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur gjyqtarin Ivan Xholev për kryetar të ri", kumtoi sot pasdite Shoqata e gjyqtarëve.
Xholev vjen në vendin e kryetari të deritanishëm të Shoqatës së gjykatësve, gjykatësit Xhemali Saiti.
Mandati i kryetarit të Shoqatës së gjyqtarëve është katër vjet.
Në seancën e sotme, siç thuhet në njoftim, janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit të ri drejtues dhe mbikëqyrës të Shoqatës së gjyqtarëve. qa/
Foto: arkivi i MIA-s