Gjorgjievski: Brenda 20 ditësh do të jetë gati kopshti i ri në lagjen e Draçevës me kapacitet për 75 fëmijë
- Për 20 ditë do të jetë gati kopshti i ri në vendbanimin "Potstanicë" në lagjen Draçevë, paralajmëroi sot kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgievski i cili së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski bën mbikëqyrje të aktiviteteve në terren.
- Post By Fami Bajrami
- 13:21, 21 gusht, 2025
Shkup, 21 gusht 2025 (MIA) - Për 20 ditë do të jetë gati kopshti i ri në vendbanimin "Potstanicë" në lagjen Draçevë, paralajmëroi sot kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgievski i cili së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski bën mbikëqyrje të aktiviteteve në terren.
Në objekti me tre klasa, me një sipërfaqe totale prej 300 metrash katrorë do të akomodohen 75 fëmijë.
"Në komunën e Kisella Vodës listat e pritjes janë ulur në zero dhe jemi një nga komunat e pakta që janë të hapura për të akomoduar fëmijë nga komuna të tjera", ka thënë Gjorgievski.
Ai tha se ky është objekti i 10-të si i tillë, bëhet edhe një zgjerim tjetër në Draçevë, ku do të akomodohen edhe 60 të tjerë, ndërsa përfundojnë edhe punimet në kopshtin në Rasadnik me një kapacitet prej 125 fëmijë.
Mickoski paralajmëroi se aktivitetet do të vazhdojnë për të zgjidhur, siç tha ai, "të problemeve të trashëguara me listat e pritjes në kopshte dhe mungesën e kuadrit".
"Prioriteti ynë kryesor do të vazhdojë të jetë ndërtimi i infrastrukturës, sepse demografia është një nga sfidat kryesore që Qeveria do të duhet të tejkalojë", ka thënë Mickoski.
foto: printskrin