• e diel, 22 dhjetor 2024

Gjoba për 152 shoferë në Shkup

Gjoba për 152 shoferë në Shkup

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Gjatë kontrolleve të trafikut ditën e djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 masa, kumtuan sot nga MPB-ja.

Nga gjobat e shqiptuara për ngasjen e automjetit pa patentë shofer janë gjithsej 18, ndërsa 25 masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

Kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim, paralajmërojnë nga MPB dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave të komunikacionit me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR