Gjoba për 138 shoferë në Shkup
- Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë kontrolleve në fushën e trafikut dje në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 138 masa, kumtoi sot MPB.
- Post By Sara Ademi
- 09:36, 27 mars, 2024

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë kontrolleve në fushën e trafikut dje në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 138 masa, kumtoi sot MPB.
Nga të gjitha masat e shqiptuara për tejkalim të shpejtësisë janë gjashtë sanksione, 10 masa për vozitje pa patentë shoferi, nëntë masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 15 masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes...
Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë tek qytetarët që të respektohen rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s