• e martë, 24 dhjetor 2024

Gjithsej 46 raste të reja të kollës së mirë nga data 12 deri më 18 prill, në spital janë shtruar nëntë persona

Gjithsej 46 raste të reja të kollës së mirë nga data 12 deri më 18 prill, në spital janë shtruar nëntë persona

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Nga data 12 deri më 18 prill janë regjistruar 46 raste të reja të kollës së mirë në vendin tonë, me rritje prej 4,5 për qind krahasuar me javën e kaluar, informuan pasdite nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP).

Pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në suaza të epidemisë në Shkup - 37, ndërsa janë regjistruar raste edhe në Manatir - tre, Kumanovë - dy, dhe nga një rast në Tetovë, Kriva Pallankë, Prilep dhe Strumicë. Mosha e të sëmurëve lëviz nga një muaj deri në 73 vjet, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve janë të moshës nga 10 deri në 14. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 31 persona janë jo komplet të vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 13 janë të vaksinuar plotësisht dhe dy janë të vaksinuar sipas moshës. Nga 46 rastet e reja, nëntë raste janë shtruar në spital.

Deri më 18 prill, në shtet janë regjistruar gjtihsej 489 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 26,6/100 000 banorë. Kjo paraqet rritje të numrit të të sëmurëve në krahasim me periudhën e kaluar pesëvjeçare 2019-2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.

Numri më i madh i personave jetojnë në Shkup - 392 me përfshirjen e shtatëmbëdhjetë komunave të ndryshme. Në suaza të epidemisë në Kumanovë janë regjistruar 27 persona të sëmurë, ndërsa raste janë regjistruar edhe në 15 qytete tjera në shtet.

"Nga 489 rastet e raportuara, 487 janë konfirmuar në laboratori. Nga 18 janari deri më 18 prill, janë lëshuar gjithsej 41.044 doza vaksina që përmban komponentë kundër kollës së mirë, shkruan në raportin e ISHP-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s, ISHP

QËNDRONI TË LIDHUR