• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Gjermania nën valën e të nxehtit: Temperatura deri 40 gradë, rrezik nga zjarret

Gjermania nën valën e të nxehtit: Temperatura deri 40 gradë, rrezik nga zjarret

Berlin, 2 korrik 2025 (MIA) – Gjermania sot përballet me ditën më të nxehtë që nga fillimi i vitit, me parashikimin për temperatura deri 40 gradë Celsius, informon DPA duke iu referuar shërbimit meteorologjik gjerman. 

Në disa rajone tashmë është dhënë alarm për nxehtësi ekstreme. Dje në qytetin Kicingen në Bavari janë matur 37,8 gradë. 

Sipas parashikimeve, vala e të nxehtit do të shoqërohet me stuhi, ndërsa për shkak të temperaturave të larta po rritet edhe rreziku nga zjarre pyjore. Një nga zjarret në Gorishhajde, në kufirin ndërmjet Saksonisë dhe Branderbugut, ende është aktiv. 

Gjatë ditës së djeshme, shërbimet gjermane për ndihmë urgjente shpëtuan dhjetëra udhëtarë nga treni i cili mbeti i bllokuar në vendkalimin hekurudhor në provincën Saksonia e Poshtme. Treni kishte mbetur pa ftohje, prandaj temperatura në vagonët është rritur ndjeshëm. Dy të mitur janë hospitalizuar. 

Temperatura më e lartë e matur në Gjermani deri më tani është 41,2 gradë, e shënuar më 25 korrik të vitit 2019. Ky rekord nuk pritet të tejkalohet sot. 

Sipas ekspertëve shëndetësorë, më së shumti janë rrezikuar fëmijët dhe personat më të moshuar. Vlerësohet se rreth 6.000 njerëz humbën jetën për shkak të pasojave nga i nxehti në vitin 2023 dhe 2024. fc/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR