• e premte, 05 dhjetor 2025

Gjermanët nuk duan ta kryejnë ushtrinë: Rritet numri i ankesave të ndërgjegjes

Gjermanët nuk duan ta kryejnë ushtrinë: Rritet numri i ankesave të ndërgjegjes

Berlin, 11 korrik 2025 (MIA) - Siç ashpërsohet debati politik në Gjermani për vendosjen e sërishme të shërbimit ushtarak, ashtu rritet edhe numri i njerëzve që dorëzojnë kërkesa për ndërgjegjësim, lajmëroi sot grupacioni mediatik RND.

Në zyrën federale për shërbimin ushtarak vitin e kaluar janë dorëzuar 2.241 ankesa për ndërgjegjësim, deklaroi për RND zëdhënësi i zyrës. Numri është dyfish më i madh se sa vitin paraprak.

Në gjysmën e parë të këtij viti janë dorëzuar 1.363 kërkesa, që sugjeron se deri në fund të vitit do të rrëzohet rekordi.

Gjatë gjithë vitit të kaluar numri i ankesave të ndërgjegjësimit ka qenë 1.241. Në viti  2023 ishin 1.079, ndërsa në vitin 2022 gjithsej 995.

Majkëll Shulce fon Glaser, drejtor politik i shoqatës Shoqëria gjermane për paqe, tha se kjo tregon që numri më i madh i njerëzve janë kundër rekrutimit.

Kundërshtimi i ndërgjegjshëm ndaj shërbimit ushtarak është e drejta e një individi për të refuzuar të shërbejë në forcat e armatosura ose të marrë pjesë në çdo operacion ushtarak, bazuar në bindje morale, etike, fetare ose filozofike që kundërshtojnë përdorimin e dhunës ose pjesëmarrjen në luftë.

Kjo e drejtë njihet si një e drejtë themelore e njeriut nga organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës, megjithëse mënyra se si zbatohet ndryshon nga një vend në tjetrin. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR