Gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski për vizitë zyrtare në Armatën e Turqisë
- Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, në kuadër të vizitës zyrtare të Forcave të Armatosura (FA) të Turqisë, dje në Ankara zhvilloi takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së FA-së të Republikës së Turqisë, gjeneral Metin Gjyrak dhe ministrin e Mbrojtjes Jashar Gjyler.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:04, 19 korrik, 2024
Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, në kuadër të vizitës zyrtare të Forcave të Armatosura (FA) të Turqisë, dje në Ankara zhvilloi takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së FA-së të Republikës së Turqisë, gjeneral Metin Gjyrak dhe ministrin e Mbrojtjes Jashar Gjyler.
Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, gjenerali Gjurçinovski në takime shprehu falenderime për mbështetjen e dërguar me një helikopter dhe dy “er traktorë” nga Turqia për përballimin e zjarreve në vendin tonë.
"Në të njëjtën kohë, theksohet se niveli i lartë i bashkëpunimit të ndërsjellë reflektohet më së miri përmes kësaj forme të ndihmës së ndërsjellë, kur për të tregohet nevojë, siç ishte rasti me ndihmën e dhënë nga ne për të përballuar pasojat e tërmetit katastrofik në Republikën e Turqisë dy vjet më parë. U diskutuan edhe forma të tjera të mbështetjes dhe ndihmës së mundshme në këtë dhe situata të ngjashme të fatkeqësive natyrore", thuhet në njoftim.
Gjeneralët Gjurçinovski dhe Gjyrak në takim diskutuan edhe për mundësitë për zgjerimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak dypalësh, i cili, thekson Ministria, “konsiston në trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta, pjesëmarrje të përbashkët në misione dhe shfrytëzim të kapaciteteve të të dyja armatave”.
"Gjenerali Gjurçinovski e theksoi edhe pjesëmarrjen tonë të përbashkët në operacionet paqësore, para së gjithash në Bosnje e Hercegovinë, dhe si më parë në Afganistan kontingjenti ynë është nën kujdesin e kontingjentit turk", njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Në kuadër të vizitës, delegacioni i armatës i udhëhequr nga gjenerali Gjurçinovski sot ka vizituar komandën e forcave speciale turke dhe njësitë tjera, ku janë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim në trajnim dhe stërvitje.
"Republika e Turqisë si partner i ynë strategjik përfaqëson një mbështetës dhe kontribues të rëndësishëm për standardet tona të arritura të NATO-s në disa fusha, ku shprehet veçanërisht në: trajnime, edukim ushtarak, pjesëmarrje të përbashkët në misione dhe operacione paqeje, pajisje etj", njoftojnë Ministria e Mbrojtjes. qa/
Foto: Ministria e Mbrojtjes