Gjendja e të gjithë 15 të lënduarve në Koçan që janë të hospitalizuar në Bullgari është stabile
- Gjendja e të gjithë 15 të lënduarve nga zjarri në Koçan të cilët janë të hospitalizuar në Bullgari është stabile, deklaroi mbrëmë ministri bullgar i Shëndetësisë, Silvi Kirillov, për BTV.
- Post By Melahat Baftija
- 08:40, 24 mars, 2025

Sofje, 24 mars 2025 (MIA) - Gjendja e të gjithë 15 të lënduarve nga zjarri në Koçan të cilët janë të hospitalizuar në Bullgari është stabile, deklaroi mbrëmë ministri bullgar i Shëndetësisë, Silvi Kirillov, për BTV.
Trajtimi i tyre vazhdon, ndërsa problemi më i madh për të lënduarit, siç theksoi ai, është thithja e gazrave gjatë zjarrit.
"Kemi dy pacientë të ekstubuar, mund të themi se janë në gjendje të mirë të përgjithshme, ndërsa ata që janë në ventilim mekanik janë në gjendje të rëndë por stabile", tha Kirilov.
Ministri Kirillov tha se në spitalet në Sofje, Varna dhe Pllovdiv janë pranuar gjithsej 15 persona, nga të cilët vetëm dy janë mbi 30 vjeç, të gjithë të tjerët janë më të rinj, pesë prej të cilëve nën 18 vjeç. mb/
Foto: BTA