Gjendja e rrugëve
- Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata.
Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata.
Siç informoi Lidhja Automote e Maqedonisë, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
“Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, njoftoi LAMM. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s