• e premte, 05 korrik 2024

Gjendet drogë gjatë bastisjes në burgun e Prilepit dhe në një shtëpi uikendi, arrestohet një person

Gjendet drogë gjatë bastisjes në burgun e Prilepit dhe në një shtëpi uikendi, arrestohet një person

Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Pas një vendimi të gjykatës, nëpunësit policorë dje kanë bastisur një dhomë në Burgun e Prilepit dhe një shtëpi uikendi afër burgut dhe në të dy lokacionet kanë gjetur marijuanë.

MPB-ja ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në dhomën e burgut, ku po vuan dënimin me burg D.D.(41) nga fshati Livadhi, i Strugës dhe N.N.(34) nga Prilepi, në dollapin e N.N. u gjetën një qese dhe disa pako më të vogla me marijuanë, dy peshore dixhitale, para në prerje dhe valuta të ndryshme dhe sende të tjera të dyshuara me origjinë kriminale.

"Gjatë bastisjes në shtëpinë e uikendit në pronësi të B.K.(77) nga Prilepi, të cilën e përdorte I.K.(47) nga Prilepi, i cili po ashtu ishte duke vuajtur dënimin me burg në Burgun e Prilepit, janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me marihuanë dhe një peshore dixhitale. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar pronari i shtëpisë së uikendit. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës", thekson MPB.

Bastisjet janë kryer nga zyrtarë policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë në DPB Prilep - SPB Manastir, ndërsa bastisja në burg është koordinuar me zyrtarë policorë nga Departamenti për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë të Byrosë për Siguri Publike. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR