Gjatë një sulmi ukrainas me dronë është djegur rafineria ruse e naftës në Rjazan
- Ukraina mbrëmë ka kryer sulm me dron mbi Rusinë, me ç'rast ka i ka vënë flakën rafinerisë së naftës në Rjazan, raporton "Kiev Independent".
- Post By Melahat Baftija
- 11:30, 25 janar, 2025
Kiev, 25 janar 2025 (MIA) - Ukraina mbrëmë ka kryer sulm me dron mbi Rusinë, me ç'rast ka i ka vënë flakën rafinerisë së naftës në Rjazan, raporton "Kiev Independent".
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 121 dronë ukrainas janë kapur gjatë natës, 37 prej të cilëve mbi rajonin Brjansk, 20 në rajonin Rjazan dhe nga 17 mbi rajonet Kursk dhe Saratov.
Rafineria Rjazan, një nga më të mëdhatë në Rusi, ka kapacitetin për të përpunuar 17 milionë tonë metrikë naftë në vit. Të paktën tre magazina dhe një punëtori u dogjën gjatë sulmit. mb/
Foto: MIA