• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjalpë, salçiçe, lëngje për fëmijë dhe akullore, janë disa prej produkteve të tërhequra për shkak të sigurisë

Gjalpë, salçiçe, lëngje për fëmijë dhe akullore, janë disa prej produkteve të tërhequra për shkak të sigurisë

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Salçiçe, lëngje për fëmijë, fiq të thatë, akullore, xhenxhefil pluhur, gjalpë, ujë mineral me elemente shtesë dhe aditivë për industrinë e bukës, janë vetëm disa nga produktet që janë tërhequr nga tregu i brendshëm vitin e kaluar si produkte të pasigurta.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në janar të këtij viti, asnjë ushqim i importuar nuk është asgjësuar apo kthyer për shkak të kushteve jo të sigurta. Janë kryer 4 808 kontrolle, nga të cilat 2 474 të rregullta, kontrolle të rregullta 306 dhe të jashtëzakonshme 2 028. Janë kontrolluar 3 269 ngarkesa me ushqime të importuara me origjinë jo shtazore. Janë shqiptuar gjithsej 369 masa inspektuese, nga të cilat tre janë kallëzime kundërvajtës, 312 vendime, 27 masa edukuese dhe po aq ftesa për shlyerje apo barazim të urdhërpagesave për kundërvajtje. Janë zbatuar 1094 kontrolle për dërgesat e importit dhe 322 për dërgesat transit.

Këtë muaj, patatinat nga Kosova dhe kakaoja organike nga Holanda janë tërhequr nga shitja. Siç njoftoi Agjencia më 14 shkurt, kakaoja nuk u hodh në shitje dhe as nuk u shpërnda tek konsumatorët fundorë, por në të u përcaktua sasia e kadmiumit mbi nivelin e lejuar, ndërkohë që patatinat ishin të disponueshme në treg dhe në të u zbulua prania e akrilamidit.

Drejtori i Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski pohon se konsumojmë ushqim të sigurt. Asgjë, thotë ai, nuk i lihet rastësisë. Tregu monitorohet dhe reagohet vazhdimisht sipas standardeve ndërkombëtare.

Siç shpjegon Babovski, çdo produkt ushqimor për të cilin nuk ka garanci se i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të sigurisë trajtohet si “i pasigurt” dhe konsiderohet si rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

“Bazuar në sistemin e integruar të kontrollit të vendosur, ne kryejmë mbikëqyrje të vazhdueshme mbi operatorët e ushqimit për njerëzit dhe ushqimin për kafshët në drejtim të plotësimit të kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për sigurinë, por edhe për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit. Kontrollet kryhen në të gjitha fazat e prodhimit: përpunim, shpërndarje dhe shitje, si dhe gjatë importit. Çdo produkt ushqimor për të cilin nuk ka garanci se plotëson kushtet e përgjithshme dhe specifike të sigurisë trajtohet si "i pasigurt" dhe konsiderohet si një rrezik potencial për shëndetin e njeriut. Një ushqim i tillë tërhiqet nga tregu nga vetë operatorët, por edhe me urdhër dhe mbikëqyrje të shërbimeve të inspektimit dhe zakonisht asgjësohet në mënyrë të padëmshme. Kjo vlen edhe për ushqimin për kafshët”, thotë Babovski për MIA-n.

Siç thekson ai, edhe pse nga institucionet dhe operatorët e tregut bëhen të gjitha përpjekjet për të tregtuar ushqime të sigurta, gjithmonë ekziston mundësia që disa nga parametrat e përcaktuar të sigurisë të mos plotësohen, pra të shkelen. Në raste të tilla, edhe kur ka dyshime se ushqimi për njerëzit apo ushqimi për kafshët është i pasigurt, merren masa për mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe të drejtave të konsumatorëve nga vetë operatorët e ushqimit dhe nga Agjencia.

“Nëse bëhet fjalë për ushqim të importuar me pëlqim nga shërbimet kompetente të kontrollit të sigurisë ushqimore, ushqimi i pasigurt mund t'i kthehet operatorit në vendin eksportues. Vetë operatorët janë përgjegjës për vendosjen e ushqimit të sigurt në tregun vendas, i cili plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta ligjore të përcaktuara për sigurinë. Nëse ata konsiderojnë ose kanë arsye të besojnë se ushqimi që është importuar, prodhuar, përpunuar ose shpërndarë nuk përputhet me kërkesat e sigurisë, ata duhet të fillojnë një procedurë të menjëhershme për tërheqjen e tij nga qarkullimi, dhe në rast se ushqimi ka kaluar kontrollin e menjëhershëm të operatorit ushqimor, për këtë duhet informuar Agjencia. Në rast se produkti ka arritur te konsumatori, operatori duhet të informojë në mënyrë efektive dhe të saktë konsumatorët për arsyen e tërheqjes së ushqimit dhe, nëse është e nevojshme, të tërheqë ushqimin e furnizuar tashmë për konsumatorët, në rast se masat e tjera nuk janë të mjaftueshme, në mënyrë që të arrihet një shkallë e lartë e mbrojtjes së shëndetit të njeriut”, shpjegon Babovski.

Ai gjithashtu vë në dukje se operatori i ushqimit përgjegjës për shitjen me pakicë dhe shpërndarjen duhet të ketë informacionin përkatës të gjurmueshmërisë.

“Operatori duhet të dijë se ku vendoset ushqimi dhe duhet të informojë menjëherë AUV-në nëse merr ose ka një rezultat laboratorik të mospërputhjes me kërkesat e sigurisë ushqimore ose konsideron ose ka arsye të besojë se ushqimi që është vendosur në treg mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, si dhe të informojë për veprimet e ndërmarra për parandalimin e rrezikut për konsumatorin fundor. Ushqimi tërhiqet edhe në rast dyshimi apo helmimi nga ushqimi. Në këto raste, kur inspektorët e AUV-së veprojnë dhe bashkëpunojnë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor e Sanitar, dhe nëse është e nevojshme me autoritetet e tjera shtetërore, kontrollet zyrtare, mënyra e kryerjes së hetimeve epidemiologjike të sëmundjeve që vijnë nga ushqimi dhe masat që merren në rast dyshimi dhe konstatimi pozitiv të sëmundjeve të transmetueshme nga ushqimi dhe kërkesat dhe kushtet e përgjithshme dhe të veçanta që operatorët e ushqimit duhet të plotësojnë për të parandaluar dhe eliminuar shfaqjen e sëmundjeve ushqimore, kryhen sipas procedurave dhe protokolleve të përcaktuara saktë”, thekson Babovski.

Ushqimi ose ushqimi i kafshëve që tërhiqen nga tregu nga vetë operatori ose me urdhër të shërbimeve inspektuese, pavarësisht nëse janë ushqime të prodhuara në vend apo të importuara, duhet të vendosen nën mbikëqyrje zyrtare.

Në vitin 2023 janë kryer gjithsej 56.951 inspektime dhe janë shqiptuar 5.642 masa, 11 kallëzime penale dhe 59 kallëzime kundërvajtës. Janë tërhequr 147 415 kilogramë ushqime, 38 719 nga inspektorët dhe 108 696 kilogramë nga operatorët. Janë asgjësuar edhe tre ngarkesa të importuara me produkte jo shtazore me “peshë” 38636 kilogramë. Janë ndaluar 14 dërgesa me ushqime me origjinë shtazore me një sasi prej 216.979 kilogramësh dhe janë asgjësuar tre dërgesa “të rënda” 4783 kilogramë.

Vitin e kaluar, AUV-ja ka lëshuar 3024 certifikata për eksportin e ushqimeve me origjinë shtazore dhe 4140 certifikata për eksportin e ushqimeve me origjinë jo shtazore.

Mirjana Çakarova

Foto: Frosina Naskoviq

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR