• e hënë, 01 korrik 2024

Gir: Nuk mund të komentoj për ngjarjet në Aleancën për Shqiptarët, as për politikën e brendshme të shtetit

Gir: Nuk mund të komentoj për ngjarjet në Aleancën për Shqiptarët, as për politikën e brendshme të shtetit

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Euroambasadori Dejvid Gir sot në pyetjen e gazetarëve në lidhje me zhvillimet aktuale në Aleancën për Shqiptarët theksoi se nuk mund të komentojë çështje që janë tëlidhura me politikën e brendshme,  as megjithatë për zhvillimet në vetë partitë politike.

"Nuk mund të komentoj për çështje që janë në lidhje me politikën e brendshme, as ndërkaq çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet në partitë politike", deklaroi Gir, i cili sot ka marrë pjesë në donacionin e automjeteve të Shërbimit për Ndihmë Shpejtë në Shkup.

Në pyetjen se pse takimin me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në dhjetor është mbajtur në ambientet e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Gir tha se e pranon gabimin.

"Kuptohet se ndonjëherë njerëzit gabojnë. Unë bëra gabim sepse takimi është mbajtur në ambientet e Ministrisë për Sistem Politik, aikëto janë institucione ku duhet të bëhen vetëm takimet  që kanë të bëjnë me Qeverinë. E pranoj gabimin", shtoi Gir. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR