Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave
- Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, deklaroi se është në interes të vendit tonë që të vazhdojë rrugën e BE-së dhe se Unioni është i gatshëm të punojë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave.
- Post By Sara Ademi
- 21:07, 29 maj, 2024
Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, deklaroi se është në interes të vendit tonë që të vazhdojë rrugën e BE-së dhe se Unioni është i gatshëm të punojë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave.
"Mesazhi im do të ishte për qeverinë dhe në fakt, për të gjithë vendin. Besoj se interesi i këtij vendi është të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ne në Bashkimin Evropian jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave, i cili është i nevojshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndihmuar këtë vend të përparojë në rrugën e tij drejt BE-së" tha Gir.
Është një detyrë, shtoi ambasadori evropian, e cila do të jetë para së gjithash për qeverinë, por jo vetëm për të, por tha ai do të kërkojë edhe mbështetjen e të gjithë aktorëve kryesorë nga i gjithë spektri politik.
"Me fjalë të tjera, zgjerimi duhet të jetë një projekt kombëtar që do t'i bashkojë të gjithë për të punuar në reformat, për të zbatuar masat e nevojshme, në mënyrë që të anëtarësohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian", tha Gir në një deklaratë para hapjes së ekspozitës "Të bashkuar në diversitet" me rastin e 20 vjetorit nga zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian. sa/
Foto: MIA