• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gerapetritis në Nju Jork për kandidaturën e Greqisë për një anëtar jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së

Gerapetritis në Nju Jork për kandidaturën e Greqisë për një anëtar jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së

Athinë, 4 qershor (MIA) - Në kuadër të promovimit të kandidaturës greke për anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2025-2026, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis ndodhet për vizitë në Nju-Jork, ku do të ketë kontakte dhe ngjarje përpara votimit të së enjtes, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Siç njoftojnë nga MPJ-ja greke, sot Gerapetritis do të mbajë fjalim në një aktivitet të organizuar nga Fondacioni "Konrad Adenauer", në të cilën do t'i prezantojë prioritetet e kandidaturës së Greqisë, ndërsa nesër do të takohet me Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

Përveç kësaj, së bashku me kolegët e tij, ministrat e jashtëm të vendeve të tjera kandidate, Danimarkës, Pakistanit, Panamasë dhe Somalisë, do të marrë pjesë në një aktivitet të përbashkët të nivelit të lartë në selinë e KB-së.

Të enjten, është caktuar votimi për pesë anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, i cili do të mbahet në sallën e Asamblesë së përgjithshme të KB-së, ku do të marrë pjesë edhe kreu i diplomacisë greke. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR