• e martë, 26 nëntor 2024

Gerapetritis: Duam marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, por nuk tolerojmë harmonizim selektiv me të drejtën ndërkombëtare

Gerapetritis: Duam marrëdhënie të mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, por nuk tolerojmë harmonizim selektiv me të drejtën ndërkombëtare

Athinë, 30 gusht 2024 (MIA) - Ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, e mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor, por në asnjë mënyrë nuk do ta tolerojmë këtë lloj të harminizimit selektiv me të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare është pako, ose tërësisht e pranon ose tërësosht e hedh poshtë, ndërkaq e njejta vlen edhe për Shqipërinë fqinje, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, duke folur për marrëdhëniet me vendin tonë, në intervistën për televizionin grek "Skaj", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke tha se "nga ardhja në pushtet, nga Qeveria e re në vendin fqinj dhe nga presidentja ekziston shkelje sistematike e thelbit të Marrëveshjes së Prespës".

"Marrëveshja e Prespës, na pëlqen apo jo, është tekst ndërkombëtar që në këtë moment mbisundon çdo dispozitë ligjore, nuk mund të ndryshohet unanimisht. Teksti, përmbajtja e marrëveshjes është e qartë, thekson se përdorimi i emrit Maqedoni e Veriut është ndaj të gjithë neve, kështu që në këtë moment vendi fqinj ndodhet në gjendje të shkeljes së Marrëveshjes së Prespës", tha Gerapetritis.

Lidhur me atë nëse Greqia reagon, shefi i diplomacisë greke theksoi se i informon të gjitha vendet në nivel bilateral, si dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare.

"Po bëhen të gjitha veprimet që duhet të bëhen.Në cilin do moment jemi të gatshëm për të gjitha mundësitë, nëse vazhdon kjo gjendje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut", tha Gerapetritis dhe shtoi se në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, ekzistojnë mjete "që do ta obligojnë Maqedoninë e Veriut të harmonizohet". ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR