• e premte, 19 korrik 2024

Gazetarja italiane duhet t'i paguajë Melonit 5.000 euro për talljen me gjatësinë e saj

Gazetarja italiane duhet t'i paguajë Melonit 5.000 euro për talljen me gjatësinë e saj

 Romë,18 korrik 2024 (MIA) - Gjykata në Milano ka urdhëruar gazetaren Xhulia Kortez që t'i paguajë kryeministres italiane Xhorxha Meloni gjithsej 5.000 euro dëmshpërblim, për shkak se e ka tallur në rrjetet sociale.

 Gazetarja gjithashtu në tetor të vitit 2021 mori një dënim me kusht prej 1.200 euro për shkak talljes me gjatësinë e kryeministres në X (ish-Tuiter), ndërsa e publikoi dhe e përpunoi me fotoshop fotografin Melonit dhe liderit të ndjerë fashist Benito Musolinit

 Kortez mund ta apelojë vendimin e gjykatës, ndërsa avokati i kryeministres tha se paratë e dëmshpërblimit do të dhurohen për bamirësi. qa

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR