• e martë, 26 nëntor 2024

Trazira në Lids, digjen disa automjete

Trazira në Lids, digjen disa automjete

 Lids, 19 korrik 2024 (MIA) - Janë djegur disa automjete, ndërsa një automjet policie u përmbys gjatë trazirave që shpërthyen në qytetin anglez të Lids, njoftuan sot mediat britanike.

 Banorëve të periferisë Herhills iu tha të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre, raporton "Gardian".

 Ministrja e Punëve të Brendshme Ivet Kuper i dënoi "skenat dhe sulmet tronditëse”, duke shtuar se trazira të tilla nuk kanë vend në shoqërinë britanike.

 Trazirat shpërthyen mbrëmë, ndërsa në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet që shihen njerëz duke hedhur objekte ndaj policisë përpara se ata të përmbysnin veturën e tyre në Herhills.

 Banorët lokalë thonë se trazirat shpërthyen pasi policia u thirr në një adresë në atë pjesë të qytetit për të raportuar për një incident në të cilin ishin përfshirë fëmijë dhe punonjës të shërbimeve sociale.

 Ndërsa më shumë qytetarë filluan të mbërrinin, anëtarët e shërbimeve sociale dhe fëmijët u transportuan në një vend të sigurt.

 Më pas banorët e zonës kanë nisur të gjuajnë me sende në drejtim të policisë, duke djegur një autobus dhe disa automjete.

 Policia në Jorkshir premtoi hetim të plotë për të gjithë shkeljet, përfshirë djegien e automjetit. Në njoftim thuhet gjithashtu se të gjithë përgjegjësit e dhunës do të dalin para drejtësisë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR