• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Qeveritë dhe institucionet besojnë se shkaku i defektit të madh teknologjik në botë nuk është një sulm hakerësh, por softueri i kompanisë CrowdStrike

Qeveritë dhe institucionet besojnë se shkaku i defektit të madh teknologjik në botë nuk është një sulm hakerësh, por softueri i kompanisë CrowdStrike

Masaçusets, 19 korrik 2024 (MIA) - Një numër në rritje i qeverive dhe institucioneve pretendojnë se pas defektit të madh teknologjik që preku kompanitë dhe sistemet në mbarë botën, nuk ka asnjë sulm hakerësh dhe ata e gjejnë fajtorin në softuerin e kompanisë së sigurisë kibernetike CrowdStrike.

Linjat ajrore të botës, aeroportet në të paktën katër kontinente, sistemet shëndetësore, bankat, telekomunikacionet, mediat dhe kompanitë, institucionet dhe organizatat e tjera po përballen me vështirësi në punën e tyre sot për shkak të një defekti të mad htë TI-së.

Qeveria australiane, Zyra Zvicerane e Sigurisë Kibernetike, Bi-Bi-Si dhe kreu i një banke ukrainase janë ndër ata që besojnë se softueri "Falkon Senzor" i kompanisë së sigurisë kibernetike CrowdStrike ishte përgjegjës për defektin.

Defekti i kompanisë amerikane me bazë në Ostin shkakton rënie të sistemit operativ  të Majkrosoft Uindous dhe shfaqje të një ekran blu, i njohur joformalisht si "ekrani blu i vdekjes".

CrowdStrike promovon softuerin e tij Falcon si një platformë "për parandalimin e ndërhyrjeve duke përdorur teknologji të unifikuara kloud që ndalojnë të gjitha llojet e sulmeve - duke përfshirë softuer malicioz dhe shumë të tjera".

CrowdStrike ende nuk ka komentuar publikisht për rastin as nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Mediat botërore shkruajnë për mënyrën e “anashkalimit” të këtij gabimi, që përfshin gjetjen dhe fshirjen e një skedari të vetëm, por theksojnë se në shumë raste kjo nuk do ta zgjidhë menjëherë problemin, sepse në sistemet e mëdha ky veprim duhet të përsëritet manualisht njëqind herë, gjë që kërkon orë të tëra pune. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR