• e shtunë, 23 nëntor 2024

Gazetarët Cvetkovska, Kunoski dhe Rajçeska nga MIA e fituan çmimin e parë të KEMM-it dhe OSBE-së për raportimin për mungesë të arsimit për fëmijë në SHEP

Gazetarët Cvetkovska, Kunoski dhe Rajçeska nga MIA e fituan çmimin e parë të KEMM-it dhe OSBE-së për raportimin për mungesë të arsimit për fëmijë në SHEP
Shkup, 19 korrik 2022 (MIA) – Gazetarët Ana Cvetkovska, Boris Kunoski dhe Angella Rajçevska nga Agjencia Informative Mediatike (MIA) fituan vendin e parë në konkursin për storje më të mira të gazetarisë për raportimin inkluziv për dallimet gjatë Kovid-19 që e zbaton Këshilli i Etikës në Mediat (KEMM), me mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Shkup, për serinë e storjeve për procesin arsimor të fëmijëve që vuajnë dënimin “udhëzim në Shtëpi Edukuese-Përmirësuese”. KEMM-i sot përmes video-drejtimit në Fejsbuk i bëri publike çmimet për storjet më të mira të gazetarëve për raportim inkluziv për dallimet dhe sfidat. Kriteret për çmimet përfshinin punë autentike dhe analitike të gazetarëve me interes më të gjerë publik, që i plotëson standardet më të larta etike në gazetari, ndërsa për storjet e MIA-s nga juria shprehen se tema është përpiluar me aq përkushtim saqë duhet të shërbejë si shembull për gazetarët tjerë. Bëhet fjalë për serinë e storjeve për të cilat gazetarët nga MIA, Cvetkovska, Kunoski dhe Rajçeska, shkruanin për kushtet në të cilat qëndrojnë fëmijët që vuajnë dënimin “udhëzim në Shtëpinë edukuese-përmirësuese”, por me këtë rast hasën në njohurinë se atyre tashmë një vit u është shkurtuar e drejta e arsimit të detyrueshëm fillor. Tema, e cila, siç tha Migena Gorenca, pjesë e jurisë, është zgjedhur pa kurrfarë dileme, njëzëri nga të gjithë anëtarët e jurisë, si storje më e mirë. “Vazhdimisht shikojë se çfarë është më së shumti e përfaqësuar, veçanërisht në raport me ato që janë bashkësi të margjinalizuara në shtet dhe po tentojmë të orientohemi dhe t’i hulumtojmë këto storje. Në raport me këtë storje në bashkëpunim me “Samo prashaj” (Vetëm pyet) arritëm të hapim një temë që jo vetëm që hapi arsimin, por shpalosi se vajzat të cilat janë të dënuara për shkelje të ligjit nuk kanë institucion përkatës për ekzekutimin, respektivisht zbatimin e kësaj mase “udhëzim në shtëpi edukuese-përmirësuese“, ata janë të akomoduar në kushte burgu në Idrizovë”, shprehet Ana Cvetkovska, kryeredaktore përgjegjëse e MIA-s, pjesë e ekipit që i hulumton storjet e shpërblyera. Sipas Cvetkovskës, ky shpërblim është nxitje që t’u përkushtohen storjeve të këtilla që do të jenë inkluzive dhe zë për ata që vetë nuk mund të angazhohen për veten dhe t’i nxisin institucionet për të ndërmarrë diçka që të ndodhin ndryshime për të mirë në këtë vend. Përmes storjeve, „Fëmijët e udhëzuar në Shtëpi edukuese-përmirësuese të privuar nga arsimi i detyrueshëm”, „Antoski për MIA-n: Presim mësim për banorët në SHEP-Tetovë të fillojë këtë muaj”, „Me zbatimin konsekuent të Ligjit për drejtësi të fëmijëve deri në uljen e delikuencës”, „Arsimi i fëmijëve në Shtëpinë edukuese-përmirësuese kërkon zgjidhje sistemore”, „Një vit „edukim“ pa arsim për banorët në SHEPобразование за штитениците во ВПД, pritet që procesi të vazhdojë në shtator” dhe „Për masë të njëjtë, djemtë në Shtëpinë edukuese-përmirësuese, vajzat në burg“, MIA shpalosi se në Shtëpinë edukuese-përmirësuese në shtetin tonë nuk ka proces arsimor tashmë një vit të tërë ndonëse, sipas ligjit, është i domosdoshëm dhe se vajzat që vuajnë këtë masë, për dallim nga djemtë, janë të akomoduar në kushte joadekuate në dhomë të adaptuar në korridor në kuadër të SHNP Idrizovë. Pas artikujve të MIA-s, Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, mori vendim për nisjen e procedurës sipas detyrës zyrtare për shkak të indikacioneve ekzistuese të diskriminimit në procesin arsimor si dhe për trajtim joadekuat të vajzave që vuajnë masën “udhëzim në Shtëpi edukuese-përmirësuese”. Avokati i popullit, gjithashtu, pas informimit nga gazetarët e MIA-s bëri ekspertizë në shtëpinë-EP në kuadër të SHNP Idrizovë, ku i konstatoi konkluzionet e njëjta dhe bëri thirrje për zgjidhjen emergjente të problemit me arsimin dhe kushtet në SHNP. Thirrje për zgjidhjen e situatës pas artikujve bënë edhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj. Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski dhe drejtori i Drejtorisë për ushtrimin e sanksioneve Marjan Spasovski, menjëherë pas storjve ushtruan vizitë në Shtëpinë Ndëshkuese Përmirësuese, pas të cilës ministri deklaroi se kushte hapësinore për vajzat në Vollkovi ka, mbetet të zgjidhen vetëm edhe ato kadrovike. Çmimin e dytë e fitoi Sonja Kolevska-Delevska, nga redaksia e “Sakam da kazham” (Dua të them), për storjen në temën “Shteti ua merr shtesën fëmijëve me aftësi të kufizuar prej 5.000 denarë dhe i diskriminon ata që janë nga mjedisi rural. Çmimin e tretë e mori Senat Zylbeari, për storjen “Nuk e duan në klasë meqë është me Sindromin Daun, prindërit e Amblës duan që ajo të mësojë me moshatarët”. Përveç shpërblimeve për storje më të mira, juria vendosi të ndajë edhe një mirënjohje për storjen e gazetares Ana Zafirova, me titull “Maskat janë pengesë në botën e të shurdhërve dhe atyre me vështirësi në të dëgjuar”, të publikuar në Samoprashaj.mk. Në konkursin e sivjetmë kanë aplikuar gjithsej 40 storje të gazetarëve nga 30 autorë/redaksi të ndryshme. Qëllimi i ndarjes së çmimeve për storjet më të mira lidhur me raportimin për grupet më të rrezikuara dhe të margjinalizuara gjatë pandemisë së virusit korona (Kovid-19), është që të nxiten gazetarët në promovimin e konceptit të barazisë dhe ndërveprimit përmes përpunimit profesional dhe etik të këtyre temave me interes publik.

QËNDRONI TË LIDHUR