• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka filluar dhënia e mbi 6000 vauçerëve për blerjen e kondicionerëve inverter për amvisëritë

Ka filluar dhënia e mbi 6000 vauçerëve për blerjen e kondicionerëve inverter për amvisëritë

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Mbi 6.000 (6.182) vauçerë për blerje dhe instalim të kondicionerëve inverter për amvisëri filluan të ndahen sot për qytetarët anembanë vendit që kanë aplikuar dhe kanë plotësuar kriteret nga thirrja publike e publikuar nga Ministria e Ekonomisë në shkurt të këtij viti.

Në ueb faqen e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale https://www.ea.gov.mk, para disa ditësh janë publikuar listat e përfituesve të përzgjedhur dhe subjektëve juridikë (dyqane) me të cilët janë lidhur kontrata për realizimin e vauçerëve. Qytetarët mund t'i përdorin ato për të blerë kondicionerë inverter jo më vonë se data 30 nëntor 2024 dhe pas kësaj datat e vauçerëve të papërdorur do të konsiderohen të pavlefshëm.

Minsitria e Ekonomisë ishte kompetente për vlerësimin dhe përzgjedhjen përfundimtare të qytetarëve që plotësojnë kushtet, si dhe për përzgjedhjen e personave juridikë ku mund të përdoren vauçerët, ndërsa Ministria e re e Energjetikës mori përgjegjësinë për organizimin e dhënies së vauçerëve. Ata pranohen në zyra të posaçme rajonale në komunat në të gjithë vendin.

Ministrja Sanja Bozhinovska mori pjesë në ndarjen e vauçerëve në Qendrën sportive "Boris Trajkovski" në Shkup dhe për mediat kumtoi se në mbarë vendin do të ndahen 6182 vauçerë me vlerë të përgjithshme prej 155 milionë denarë.

"Kemi shtatë kategori dhe dy programe – për efikasitet energjetik dhe për konsumatorët e cënueshëm. Procesi ka nisur në shkurt nga Ministria e Ekonomisë, nga e cila kishte komisione pesë anëtarëshe. Procesi ka zgjatur deri më 15 tetor, më 21 tetor kemi marrë listat, që do të thotë se Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale zbaton vetëm ndarjen e vauçerëve dhe ne nuk jemi përfshirë në asnjë mënyrë në proces. Me qëllim të shpërndarjes më të mirë për qytetarët, sot do të ndahen vauçera në 30 vende në Maqedoni. Në Shkup dhe Manastir në sallat e sportit, kurse në vende të tjera do të jenë në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim", tha Bozhinovska.

 

Vauçerët do të ndahen në sallat sportive në Shkup dhe Manastir edhe nesër nga ora 9 deri në 17:00. Dalja në Shkup është e madhe, tha ajo, por nëse nuk dorëzohen sot dhe nesër, do të mund të merren në Ministri, në rr. “Maqedonia”, deri në fund të muajit (30 nëntor), deri kur është edhe afati i përdorimit të tyre. Nuk ka afat të caktuar për vendosjen e tyre, por pret që të mos ketë keqpërdorime me rishitje e të ngjashme dhe të gjithë qytetarët që kanë marrë vauçerë, tha, të blejnë dhe të vendosin inverter në shtëpitë e tyre.

"Sepse si qeveri duam të ndihmojmë për instalimin e inverterëve. Nëse dikush bën diçka që është kundër ligjit, do të sanksionohet. Megjithatë, shpresojmë se nuk do të ketë keqpërdorime të tilla sepse kjo është për kategoritë e cenueshme dhe për efikasitet energjetik", tha Bozhinovska.

E pyetur nëse qytetarët do të kenë kohë të mjaftueshme dhe a do të vazhdohet afati për blerjen e kondicionerëve, ajo u përgjigj se nëse nuk mjafton do të ndërmarrin hapa ligjore, duke theksuar se interesi i qytetarëve është më i rëndësishmi.

"Mund edhe të vazhdohet, por do të ndjekim dhe do të shohim se si do të zhvillohet numri i vauçerëve të përdorur. Kanë mbetur edhe 24 ditë, megjithëse nuk është një numër aq i madh, por duam që të shfrytëzohen të gjithë", shtoi ministrja.

Në pyetjen e një gazetari në lidhje me ankesat se vauçerët ishin dhënë "sipas linjave partiake", Bozhinovska u përgjigj se kishte dëgjuar për "disa ankesa".

"Inkurajoj të gjithë ata që mendojnë se procesi nuk ishte i drejtë të na kontaktojnë zyrtarisht dhe ne do t'i përgjigjemi shërbimit ligjor sepse, siç e përmenda, ne nuk jemi përfshirë fare në proces. Kemi marrë vetëm emrat e atyre që kanë marrë vauçerët dhe emrat e kompanive", ka theksuar Bozhinovska.

Sipas Shpalljes Publike për mbështetje financiare përmes dhënies së vauçerit për blerje dhe instalim të kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për konsumatorë në nevojë për vitin 2024, janë parashikuar vauçerë prej 27.000 denarë për personat me të ardhura të ulëta (të ardhura deri në 21.000 denarë për person të vetëm, 30.000 denarë për amvisëri me dy anëtarë dhe 35.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë).

Për amvisëritë me katër anëtarë, është parashikuar vauçer prej 30.000 denarë, ndërsa për amvisëritë me pesë anëtarë ose më shumë - 45.000 denarë.

Shtesë, për konsumatorë jo të cënueshëm nga rajoni i Pellagonisë dhe Jugperëndimit janë parashikuar vauçerë prej 25.000 denarë, ndërsa për rajonet tjera nga 23.000 denarë. ls/ 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR