• e mërkurë, 03 korrik 2024

Gasperini: Shkruam historinë në Liverpul

Gasperini: Shkruam historinë në Liverpul

Liverpul, 12 prill 2024 (MIA) – Trajneri i Atalantës, Xhanpjero Gasperini e ka konsideruar si historike fitoren 3-0 të skuadrës së tij si mysafire ndaj Liverpulit në "Enfild Roud" në ndeshjen e parë çerekfinale mbrëmë të Ligës së Evropës.

"Faleminderit! Ishte një fitore e jashtëzakonshme për historinë e Atalantës. Falënderoj të gjithë tifozët që erdhën në Liverpul me kaq pasion dhe e mbështetën skuadrën. Rezultati që arritëm është diçka që do të mbahet mend. Nuk mund të fitosh gjithmonë trofe, por kur shkruan histori për një klub si i yni, kjo do të thotë shumë”, tha strategu i klubit italian pas triumfit të madh ndaj Liverpulit.

Gasperini tha se Atalanta duhet të jetë e kujdesshme në ndeshjen kthyese në Bergamo, sepse Liverpuli është klub jashtëzakonisht i fuqishëm.

Ndeshja kthyese në Bergamo do të zhvillohet më 18 prill.

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR