Gashi u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Shqipërisë në RMV, Meidani
- Kryetari i Kuvendit të Maqeodnisë së Veriut, Afrim Gashi i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Shqipërisë në vend, Denion Meidani, mirëseardhje dhe punë të suksesshme në Shkup.
- Post By Besnik Shuki
- 11:17, 3 shtator, 2024
Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Maqeodnisë së Veriut, Afrim Gashi i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Shqipërisë në vend, Denion Meidani, mirëseardhje dhe punë të suksesshme në Shkup.
Në takimin e sotëm në Kuvend, siç njofton pres shërbimi i Kuvendit, Gashi dhe Meidani i theksuan marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin e rëndësishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në më shumë fusha, duke u angazhuar për avancimin e tyre të mëtejshëm.
"Bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësinë e inicimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, si kurorë e marrëdhënieve diplomatike tri dekadashe midis dy vendeve dhe si bazë për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit në të ardhmen. U bisedua edhe për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, në kontekst të vizitës së fundit në Shkup të Kryetares së Dhomës Ligjvënëse të Shqipërisë", thuhet në kumtesë.
Në takim, u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si dhe interesi i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për përshpejtimin e proceseve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gashi dhe ambasadori Meidani shkëmbyen mendime edhe për rëndësinë e Korridorit 8, në kontekst të nevojës për bashkëpunim më dinamik ekonomik dhe rritje të tregtisë dhe me qëllim të lidhjes më të madhe infrastrukturore dhe energjetike ndërmjet dy vendeve. bsh/
Foto: Kuvendi i RMV-së