• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gashi - Spiropali: Kemi të njëjtat qëllime, anëtarësimin e plotfuqishëm në BE, bashkëpunim në kuadër të NATO-s dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal

Gashi - Spiropali: Kemi të njëjtat qëllime, anëtarësimin e plotfuqishëm në BE, bashkëpunim në kuadër të NATO-s dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal

Shkup, 23 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot në Kuvend zhvilloi takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Gashi dhe Spiropali mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi, por për deklaratën e Spiropalit nuk u sigurua përkthim adekuat.

Gashi theksoi se të dy vendet kanë të njëjtat plane dhe interesa në rrafsh ndërkombëtar, ndërsa ato janë anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes në kuadër të Aleancës së NATO-s, si dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

"Në takim shprehëm pritshmërinë dhe shpresën se dy vendet tona së bashku do të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Besojmë se kjo është shumë e rëndësishme si për dy vendet tona ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit, sepse ndajmë një angazhim të përbashkët për zhvillimin e gjithanshëm të Ballkanit Perëndimor. Theksuam se zgjerimi është një nga politikat më të mira të Unionit si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe është një investim afatgjatë për gjithë Evropën në aspektin politik, të sigurisë dhe ekonomik. Ajo është një mekanizëm i mirë për përparim dhe shpërblim, që na motivon si vende për të zbatuar reformat e kërkuara, rezultati përfundimtar i të cilave duhet të jetë anëtarësimi i plotfuqishëm në Union", tha Gashi.

Si prioritetet i të dy vendeve me interes të ndërsjellë, shtoi, janë shfrytëzimi më efikas i fondeve të BE-së dhe pjesëmarrja e përbashkët në projekte të reja në kuadër të fondeve IPA, duke theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik përmes promovimit të potencialeve ekonomike dhe realizimit. të projekteve infrastrukturore që janë të rëndësishme për progresin dhe stabilitetin e të dy vendeve.

"Patjetër të vazhdohet ndërtimi i rrugëve, energjetikës dhe lidhjes hekurudhore ndërmjet dy vendeve në kuadër të Korridorit 8, ndërsa gjithçka me qëllim të një shkëmbimi më të madh të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve për të cilat ka një potencial të madh", tha Gashi. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR