• e diel, 22 dhjetor 2024

Gashi për vizitë dyditore në Mbretërinë e Suedisë

Gashi për vizitë dyditore në Mbretërinë e Suedisë

Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot dhe nesër e udhëheq delegacionin parlamentar për vizitë zyrtare dyditore në Stokholm.

Siç informojnë  nga pres-shëlrbimi i Kuvendit, Gashi  do të udhëtojë për në Stokholm me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlean. Në përbërje të delegacionti janë edhe deputetët Dafina Stojanoska, Bekim Sali dhe Mitko Trajçuleski.

Programi i vizitës parasheh audiencë me Mbretin e Suedisë, Karli XVI Gustaf. Krahas takimit me nikoqirin, kryetarin e Riksdagut Suedez, Kryetari dhe deputetët do të kenë takime edhe me anëtarët e Komisioneve për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, pastaj me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Çështjeve Evropiane, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Vizitë në Mbretërinë e Suedisë është e para në nivel të lartë që nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura në maj të këtij viti. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR