• e premte, 05 dhjetor 2025

Takimi i parë i Mekanizmit kombëtar konsultativ për Agjendën reformuese

Takimi i parë i Mekanizmit kombëtar konsultativ për Agjendën reformuese

Shkup, 19 maj 2025 (MIA) - Instituti i Politikave Evropiane (IPE) – Shkup sot në "Shtëpinë Evropiane" organizon takimin e parë të Mekanizmit Kombëtar Konsultativ për Agjendën Reformore (MKKK-AR), i cili ka për qëllim nxitjen e dialogut gjithëpërfshirës dhe transparent për zbatimin e proceseve reformuese në vend.

Takimi është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë për Çështje Evropiane (MEP), ndërsa fjalim hyrës do të ketë Orhan Murtezani, ministri për Çështje Evropiane dhe udhëheqës kryesor me BE-në, Gordana Dimitrievska-Koçoska, ministre e Financave, Simondia Kacarska, drejtoreshë e IPE-së dhe Ben Nupnau, zëvendës-shef i misionit të delegacionit të BE-së.

Pas seancës publik, parterët do të zhvillojnë takim për hapat e ardhshëm në realizimin e proceseve reformuese.

Mekanizmi kombëtar konsultativ është pjesë e projektit rajonal trevjeçar "Monitorimi i reformave dhe rritjes në Ballkanin Perëndimor", të cilin e udhëheq IPE-ja në partneritet me rrjetin "Mendo për Evropën" dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR