• e enjte, 26 shtator 2024

Gashi nuk dëshironte ta komentojë njoftimin se Shqipëria më 15 tetor do t'i fillojë negociatat me BE-në, në klasterin e partive politike

Gashi nuk dëshironte ta komentojë njoftimin se Shqipëria më 15 tetor do t'i fillojë negociatat me BE-në, në klasterin e partive politike

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nuk dëshironte t'i komentojë informatat se Shqipëria më 15 tetor do t'i fillojë negociatat me BE-në dhe atë që vendi në proces ndahet nga Maqedonia e Veriut. Ai theksoi se kjo pjesë mbetet në fushën e partive politike.

"Nuk do të doja të futesha në politikën ditore. Do të thotë kjo pjesë mbetet në fushën e partive politike. Ashtu që, nuk do të doja të komentoj", tha kryeparlamentari Gashi pas brifingut të sotëm me gazetarët.

Gashi thekson se megjithatë funksioni i kryetarit të Kuvendit është të merret me miratimin e ligjeve dhe zbatimin e Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës së shtetit.

Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të Qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER) mori një vendim më 15 tetor që Shqipëria të nisë procesin e negociatave për anëtarësimin në BE sipas kapitujve, duke hapur negociatat për Klasterin 1 - "Vlerat Themelore", kanë konfirmuar për MIA-n kryesimi hungarez i Këshillit të BE-së.

"Mund të konfirmojmë se Koreper u pajtua të vazhdojë me procesin e inkuadrimit të Shqipërisë në BE", deklaroi për MIA-n zëdhënësja e kryesimit hungarez për Koreper, Ana Atanasov. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s


 

QËNDRONI TË LIDHUR