• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gashi në Tubimin ndërkombëtar shkencor: Angazhimi ynë për nxitje të inovacioneve, teknologjisë dhe shkencës duhet të jetë konstant

Gashi në Tubimin ndërkombëtar shkencor: Angazhimi ynë për nxitje të inovacioneve, teknologjisë dhe shkencës duhet të jetë konstant

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) - Angazhimi ynë për nxitje të inovacioneve, teknologjisë dhe shkencës duhet të jetë konstant, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në Tubimin e sotëm shkencor ndërkombëtar me profesorë nga Universiteti i Oksfordit, në organizim të Universitetit MIT në bashkëpunim me "Oxford Connections".

Gashi theksoi se kjo ngjarje nuk është vetëm tubim shkencor, por edhe mundësi për përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe hap i rëndësishëm drejt ngritjes së nivelit akademik të universiteteve tona.

Spikeri potencoi se në botë ku shkenca, inovacionet dhe teknologjia përparojnë me shpejtësi të madhe, ndërsa shtetet garojnë me zbulime nga më të ndryshmet, vendet e vogla si i yni përballen me sfidën për ta ndjekur tempon e këtyre zhvillimeve.

"Për fat të keq, vende si Maqedonia e Veriut dhe ato nga rajoni nuk kanë përparësi konkurrente në ekonomi dhe resurset natyrore siç kanë shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme. Për këtë shkak, fuqishëm besoj se shgkenca, hulumtimi dhe dituria janë sferat në të cilat duhet të garojmë. Në këtë kontekst, angazhimi ynë për nxitje të inovacioneve, teknologjosë dhe shkencës duhet të jetë konstant. Prandaj, konsideroj se ngjarja e sotme është dëshmi për potencialin dhe bashkëpunimin e suksesshëm mes institucioneve shkencore dhe hulumtuese, që do të na ndihmojë të krijojmë mundësi të reja për studentët dhe të rinjtë tanë, si dhe të kontribuojmë për zhvillimin e zgjidhjeve inovative për sfidat e shoqërisë sonë dhe më gjerë", tha ai.

Kryetari i Kuvendit shfaqi shpresë se kjo ngjarje do të shfrytëzohet për përforcim të marrëdhënieve tona, për krijim të mundësive të reja për bashkëpunim dhe për mbështetje të zhvillimit të shkencës dhe arsimit, të cilat drejtpërdrejtë do të ndikojnë ndaj të ardhmes së vendit tonë.

Rektori i MIT Universitetit Shkup, prof.dr. Zvonimir Jankullovski shfaqi bindje se Tubimi ndërkombëtar shkencor do të shërbejë si katalizator për projekte të prëbashkëta hulumtuese, këmbime akademike dhe nisma inovative të cilat e prëforcojnë pozitën tonë akademike në Maqedoni.

Potencoi se për të si rektor, arsimi i lartë ka rol të thellë në kultivimin e imagjinatës - zgjerimit të horizonteve të të rinjve për t'i çuar drejt të menduarit dhe koncipimit të të gjitha mënyrave në të cilat ata mund t'i nxisin horizontet e veta drejt të mundurës dhe me atë në mënyrë kolektive ta ndryshojnë botën në të cilën jetojmë.

Tubimi ndërkombëtar shkencor përfshin tre sesione me ligjerues nga Universiteti Oksford, të cilët do të flasin për tema nga fusha e shkencës, inteligjencës artificiale, psikologjisë dhe teologjisë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR