Gashi: Kthehem në kryerjen e detyrave të mia publike
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi përmes një postimi në Fejsbuk ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe se po kthehet në detyrat e tij publike.
- Post By Fami Bajrami
- 13:49, 25 korrik, 2025
Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi përmes një postimi në Fejsbuk ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe se po kthehet në detyrat e tij publike.
“Falë Zotit, ndjehem mirë dhe pas kryerjes së të gjitha kontrolleve të nevojshme, jam liruar nga spitali,” ka shkruar Gashi në një njoftim publik, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe.
Ai ka falënderuar në mënyrë të veçantë drejtorin e klinikës, prof. dr. Ognen Kostovski, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe përkrahjeje.
“Kujdesi juaj ka qenë një forcë shtesë për rikuperimin tim,” thekson ai.
Gashi ka bërë të ditur se tashmë është rikthyer në kryerjen e detyrave publike, i motivuar dhe i përkushtuar për të vazhduar punën me përgjegjësi dhe përkushtim.
Foto: Fesjbuku i Afrim Gashit