• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Ganiu: SÇE shndërrohet në Ministri, për vendet e drejtorëve do të informojmë kur të përfundojmë

Ganiu: SÇE shndërrohet në Ministri, për vendet e drejtorëve do të informojmë kur të përfundojmë

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Komunës së Çairit dhe anëtar i ekipit punues për negociatat për qeverinë e re nga koalicioni "Vlen", Visar Ganiu sot vetëm konfirmoi se Sekretariati për çëshje evropiane shndërrohet në Ministri për çështje evropiane. Ai theksoi se negociatat kanë kaluar në atmosferë të shkëlqyeshme punuese.

"Mund të konstatoj dhe konfirmoj se negociatat kaluan në atmosferë të të shkëlqyer punuese. Kemi pasur ditë të lodhshme, pasi për gjithçka që duhej të diskutojmë, diskutuam dhe në tryezë ishin të gjitha argumentet. Përfunduam një cikël që është i rëndësishëm për ne. Në këtë moment mund të konfirmoj se SÇE shndërrohet dhe kalon në Ministri", tha kryetari në fillimin e ndërtimit të pishinës së mbyllur shkollore në Çair.

Ganiu theksoi se mbeten në atë se që në fillim të negociatave kanë thënë se ata si ekip negociator do të mbajnë konferencë për shtyp dhe do të njoftohet opinioni si janë sistemuar vendet e drejtorëve në qeverinë e ardhshme.

Në pyetjen nëse do t'i takojnë koalicionit "Vlen" vendet e drejtorëve në Postat e Maqedonisë, MEPSO, Drejtorinë për investime të huaja, Fondi për sigurim shëndetësor dhe Drejtorinë për zbulim financiar, Ganiu përsëriti se në këtë moment nuk mund të ndajë, pasi, siç tha, kjo do të ishte jokorrekte ndaj kolegëve të tij.

"Nuk dëshiroj të dalë nga kjo marrëveshje kornizë që e kemi bërë ne mes veti 'Vlen' dhe VMRO-DPMNE. Unë jam pjesë e ekipit negociator, por do të doja të gjitha informatat t'i ndajmë të gjithë së bashku kur të jemi gati", tha Gashi. bsh/

Foto: Fejsbuk i Visar Ganiut

 

QËNDRONI TË LIDHUR