G7 kërcënon Bjellorusinë me sanksione të reja
- Post By Fami Bajrami
- 21:01, 4 nëntor, 2022

Moskë, 4 nëntor 2022 (MIA) – Vendet e G7 i janë kërcënuar Minskut me sanksione shtesë nëse Bjellorusia aktivisht merr pjesë në konfliktin në Ukrainë.
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të G7 përsëritën thirrjen e tyre drejtuar autoriteteve bjelloruse që të ndalojnë ndihmën ndaj Moskës, duke përfshirë edhe lejimin e forcave të armatosura ruse të përdorin territorin bjellorus për lansim të raketave në Ukrainë, transmeton RIA.
Shefat e diplomacisë së G7 deklaruan se "nëse vendi përfshihet më aktivisht në luftën ruse, autoritetet bjelloruse do të paguajnë çmim të lartë".