• e diel, 22 dhjetor 2024

G7 bëri thirrje për zhvillim të standardeve teknike globale për inteligjencën artificiale

G7 bëri thirrje për zhvillim të standardeve teknike globale për inteligjencën artificiale

Hiroshimë, 22 maj 2023 (MIA) - Edhe pse në samitin treditor në Hiroshimë, liderët e Grupit shtatë (G&) fillimisht u morën me tema të cilat kanë të bëjnë me vazhdimin e ndihmës për Ukrainës, sanksione shtesë kundër Rusisë dhe ulje të ndikimit të Kinës, qasja rregullatore ndaj inteligjencës artificiale (IA) gjithashtu u diskutua për herë të parë.

Marrëveshjet dhe planet e liderëve të shtatë ekonomive më të avancuara botërore tregojnë urgjencën për përballje me ndikimin dhe zbutjen e rreziqeve rreth zhvillimit të inteligjencës artificiale, i transmeton Radio Evropa e Lirë (REL) analizat e mediumeve botërore.

Liderët e G7-shit bënë thirrje për zhvillim dhe miratim të standardeve teknike në mënyrë që të mbahet inteligjenca artificiale "e sigurt", duke cekur se rregullat për teknologji digjitale siç është inteligjenca artificiale duhet të lulëzojnë "në pajtim me vlerat e përbashkëta demokratike", thekson Rojters.

Thirrja vjen pasi që Bashkimi Evropian këtë muaj iu afrua miratimit të legjislaturës për rregullim të teknologjisë për inteligjencë artificiale, potencialisht ligji i parë gjithpërfshirës për inteligjencë artificiale në botë që mund të krijojë precedent mes ekonomive të avancuara.

Edhe pse ekzistojnë dallime të caktuara mes vendeve rreth rregullimit të inteligjencës artificiale, liderët e G7-shit u dakorduan të formojnë forum ministror të quajtur "Hiroshima AI Proces" për të biseduar për këto çështje.

Samiti pason pas takimit të muajit të kaluar të ministrave të G7-shit, ku anëtarët e grupit - SHBA-ja, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia, Kanadaja dhe BE-ja - kumtuan se duhet të miratojnë rregulla për inteligjencë artificiale të bazuar në rrezik.

Liderët e G7-shit thonë se përdorimi përgjegjës i inteligjencës artificiale duhet të harmonizohet me vlerat të cilat përfshijnë drejtësi, respektim të privatësisë dhe "mbrojtje nga shqetësimi, urrejtja dhe keqpërdorimi i internetit", sipas agjencisë Frans pres.

Veglat për gjenerim të tekstit, siç janë ChatGPT, kreatorët e fotografive dhe muzikës së përbërë nga inteligjenca artificiale, shkaktuan shqetësim dhe beteja juridike sepse kreatorët i akuzojnë për përvetësim të materialit pa leje, transmeton AFP, duke shtuar se qeveritë në mbarëbotën janë nën presion që sa më aprë t'i ulin rreziqet.

Modeli i ri gjuhësor i inteligjencës artificiale nga OpenAi i detyroi vendet në mbarë botën për herë të parë të fokusohen në rreziqet nga dezinformatat, kaosi dhe shkatërrimi fizik i infrastrukturës kritike, thekson Njujork Tajms.

Prandaj, krahas diskutimeve për Ukrainën dhe Kinën në samitin në Hiroshimë, liderët e shtatë ekonomive më të mëdha demokraitke në botë i mbajtën bisedimet e para për qasje të përbashkët për rregullim të prëdorimit të programeve për inteligjencë artificiale siç është GPT-4.

Tentimet e kaluara që grupi të merret me çështje shumë të thjedhta teknologjike, siç është siguria kibernetike, zakonisht përfundonin me fjali boshe për "partneritet publiko-privat", dhe asnjëherë nuk ka pasur diskutim serioz për rregulalt për kahëzim të përdorimit të armatimit ofenziv kiberrnetik, shton gazeta.

Megjithatë, siç theksoi Njujork Tajms, autoritetet amerikane besojnë se në rastin e çet-boteve, madje edhe diskutimi i paqartë mund të ndihmojë të vendosen disa parime të përbashkëta: se koorporatat që i sjellin prodhimet do të jenë inicialisht përgjegjëse për çështjet e sigurisë dhe se duhet të ketë rregulla për transparencë të cilat qartë tregojnë për atë se për çfarë lloji të të dhënave është trajnuar secili sistem.

Kjo, thonë personat zyrtarë, do të mundësojë diskutime për hollësitë se si do të dukeshin ato rregulla të para.

meqenëse vendet e G7-shit janë të vetëdijshme për përfitimet potenciale dhe rreziqet nga inteligjenca gjenerative artificiale, në qendër të diskutimeve të samitit të liderëve në Hiroshimë ishte shqetësimi për tempon e përparimit të inteligjencës artificiale që e tejkalon zhvillimin e standardeve, për ç'shkak Samiti e ceki rëndësinë e definimit të "masave mbrojtëse" për zhvillimin e inteligjencës artificiale, thekson Forbs.

Liderët u dakorduan t'i përgjigjen sfidës dhe të ndërmarrin qasje "të bazuar në rrezik" për navigim në këtë territor të panjohur. Ata i identifikuan sferat kyçe në të cilat duhet të fokusohen përpjekjet: njohja e rëndësisë së IA, balancimi i rreziceve të saj dhe prëfitimet, edukimi për inteligjencën artificiale dhe thirrja për "diferencime mbrojtëse" kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale.

Në mënyrë që të sigurohet përdorim me përgjegjësi dhe i sigurt i inteligjencës gjenerative artificiale, ekspertët besojnë se me rëndësi kyçe është të kihet kornizë gjithpërfshirëse rregullatore e cila i përfshin privatësinë, sigurinë dhe etikën, e cila do të sigurojë udhëzime të qarta edhe për zhvilluesit edhe për shfrytëzuesit e teknologjisë për inteligjencë artificiale.

Inteligjenca artificiale tashmë nuk është fryt i fantastikës shkencore, por pjesë përbërëse e realitetit, e gatshme ta transformojë botën në mënyra të paparamendueshme, thekson Forbs dhe vlerëson se sfida nuk është t'i kundërvihemi evoluimit të inteligjencës artificiale, por të sigurohemi se rruga e zhvillimit është harmonizuar me vlerat e përbashkëta, normat shoqërore dhe mirëqenien kolektive, në mënyrë që të bëhet katalizator dhe motor për të ardhme më të drejtë dhe më të qëndrueshme, i transmeton REL shkrimet në mediumet botërore lidhur me këtë temë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR