• e diel, 22 dhjetor 2024

Gërkovska: Prioritet është që të gjithë të investohen në zbatimin e plotë të Strategjisë për luftë kundër korrupsionit

Gërkovska: Prioritet është që të gjithë të investohen në zbatimin e plotë të Strategjisë për luftë kundër korrupsionit

Shkup, 9 tetpor 2023 (MIA) - Anëtarët e Trupit ndërdikasterial për koordinim të aktiviteteve kundër korrupsionit ka mbajtur takim pune në vigjilje të seancës konstitutive.

Siç informojnë nga Qeveria në takim është ndarë projekt-teksti nëpër Rregulloren për punë të kësaj pune dhe është kontraktuar dinamika e përshpejtuar e punës në periudhën e ardhshme.

Trupi dikasterial është formuar me vendim të Qeverisë në korrik të këtij vit dhe me të kryeson zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska.

Duke theksuar nevojën për një qasje të përkushtuar të të gjitha institucioneve kompetente për të arritur efektet e dëshiruara, zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se në përpjekjet për të përmirësuar bashkëpunimin e autoriteteve në këtë fushë, pikënisja duhet të jetë gjithmonë Strategjia kombëtare për luftën kundër korrupsionit. Njëkohësisht, siç theksoi ajo, një nga sfidat më të mëdha të këtij organi do të jetë zbatimi i përshpejtuar dhe konsekuent i Strategjisë, duke pasur parasysh nivelin e ulët të zbatimit të deritanishëm. 

Trupi ndërdikasterial për koordinim të akvititeteve kundër korrupsion ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinim të aktiviteteve për: krijimimin e politikave për avancimin e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, duke përfshirë edhe për sigurimin e mbështetjes teknike; zbatimi i masave dhe aktiviteteve të parashikuara me dokumente programore nacionale ose ndërkombëtare strategjike, grumbullim dhe përpunim i harmonizuar i të dhënave për përcjellje të gjendjeve me korrupsionin dhe sigurimin e kontributeve për përgatitje të raporteve dhe materialeve tjera për njoftimin e organizatave dhe organeve ndërkombëare lidhur me implementimin e rekomandimeve dhe standardeve nga fusha e Antikorrupsionit.    

Organi përfshin përfaqësues të Prokurorisë publike, Këshillit gjyqësor, Këshillit të prokurorëve publikë, Zyrës së auditimit shtetëror, Zyrës së zëvendëskryeministrit përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Autoritetit të Policisë financiare, Drejtorisë doganore, Autoritetit të Inteligjencës financiare, Byrosë së Prokurimit publik, Agjencisë për menaxhimin e pasurive të konfiskuara, Sekretariati për çështje evropiane dhe Delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillit të Evropës - Grupi i shteteve kundër korrupsionit. mb/

Foto: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR