• e premte, 22 nëntor 2024

Gërkovska: Për të përballur me sukses me korrupsionin duhet të përdoren të gjithë mekanizmat rajonalë

Gërkovska: Për të përballur me sukses me korrupsionin duhet të përdoren të gjithë mekanizmat rajonalë

 Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA) - Rajoni ynë është sistem i enëve të lidhura dhe nuk mund të kemi sukses në çështjet kundër korrupsionit dhe luftimin e krimit të organizuar vetëm në nivel lokal, kombëtar, për shkak se kriminelët janë mjaft mrë të rrjetëzuar dhe të lidhur, theksoi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë në Qeverinë teknike, Sllavica Gërkovska.

Në një intervistë për emisionin "Recite Al Jazeeri" në All Xhezira Ballkan, kushtuar gjendjes së korrupsionit në vend dhe rajon dhe bashkëpunimit rajonal në këtë fushë, zëvendëskryeministrja Gërkovska e theksoi Iniciativën Rajonale Kundër Korrupsionit  - RAI, si një nga platformat thelbësore për forcimin rajonal në përballjen me korrupsionin. 

Krahas aktiviteteve të cilat realizohen në partneritet me RAI-n, lidhur me udhërrëfyesin rajonal për luftimin e korrupsionit dhe financave të paligjshme, Gërkovska e theksoi edhe mbështetjen e RAI-t, UN Women dhe UNODC-së për themelimin e Forumit të Grave Lidere nga EJL-ja për qeverisje të mirë dhe kundër korrupsionit.

Kjo iniciativë rajonale, e inicuar  nga zëvendëskryeministrja Gërkovska, i kushtohet  ndërtimit të një rrjeti për mbështetjen e ndërsjellë të grave nga rajoni, të cilat janë të përfshira në përpjekjet kundër korrupsionit dhe që për këtë arsye përballen me sulme, etiketime dhe dezinformata mbi baza gjinore. 

 Duke u nisur nga e kaluara e përbashkët historike të vendeve të rajonit dhe ngjashmëritë në mentalitet, zëvendëskryeministrja theksoi se për sukses në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet të përdoren të gjithë mekanizmat në dispozicion dhe në këtë drejtim e paralajmëroi formimin e Akademisë Rajonale për Menaxhim të Mirë, me seli në Shkup.

Në një intervistë për All Xhezirën, Gërkovska u përqendrua në aktivitetet e Kabinetit për Politika të Qeverisjes së Mirë, me formimin e të cilit, siç thotë, Qeveria tregoi se sa e rëndësishme është t'i kushtohet vëmendje forcimit të integritetit të funksionarëve. Ajo   e theksoi edhe suksesin e madh të Qeverisë në drejtim të përmirësimit të transparencës së institucioneve në periudhën e kaluar, duke theksuar se transparenca është një nga mjetet më të mira që të rritet besimi në institucionet.

 Në pikëpamje, ndërkaq, me besimin e ulët në sistemin gjyqësor, zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se vetë prokurorët dhe gjykatësit duhet të luftojnë për pavarësinë e tyre dhe të mos solidarizohen me kolegët që e krijojnë perceptimin për padrejtësi dhe arshina të dyfishta në veprim.
 
 

 

Фото: Влада

 

QËNDRONI TË LIDHUR